LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Mediat qeveritare serbe po gënjejnë pa fije turpi

Lekaj: Mediat qeveritare serbe po gënjejnë pa fije turpi

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se shpifjet e mediave serbe se njerëz të UÇK-së kanë lidhje me ISIS-in, janë më tepër se hipokrizi dhe se qëndrimet e Daut Haradinaj përballë këtyre organizatave terroriste dihen botërisht.

Ai në një postim në Facebook reaguar ndaj shkrimeve të mediave serbe kundër Daut Haradinajt, duke thënë se shqiptarët kanë bërë luftë të drejtë për çlirimin e vendit për ç’gjë janë mbështetur edhe nga mbarë bota demokratike.


Postimi i plotë:

Serbia po “dëshiron” marrëdhënie të mira me Kosovën, duke mos e ndalë luftën speciale, përmes mediave qeveritare, kundër njerëzve të UÇK’s.Daut Haradinaj, si çdo i ri në mbarë botën, i është bashkuar një kauze popullore për çlirimin e vendit të vet.

Kjo nuk bie ndesh me asgjë, sepse të gjitha konventat ndërkombëtare e pranojnë të drejtën e popujve për t’u çliruar nga pushtuesit.

Shpifjet e tilla, se njerëz të UÇK-së kanë lidhje me ISIS-in, janë më tepër se hipokrizi. Qëndrimet e z.Haradinaj përballë këtyre organizatave terroriste dihen botërisht. Shteti serb, është ai që ndoshta, po financon ekstreme të tilla në Kosovë.

Daut Haradinaj në çdo rrethanë është angazhuar që brenda Kosovës të jetojnë të gjithë qytetarët e saj me të drejta të barabarta. Në asnjë rast a rrethanë nuk kanë ndodhur ato gjëra për të cilat pa fije turpi gënjejnë mediat qeveritare të Serbisë.

Mediat në Serbi nuk duhet të lejohen të bëjnë rrolin e gjyqtarëve, sepse të tillat në të kaluarën me dezinformata kundër shqiptarëve, e në shërbim të ish-regjimit të Millosheviqit, kanë shkaktuar vetëm përçarje në mes të popujve dhe gjakderdhje, në tërë Ballkanin.

Prandaj dikush duhet tu thotë mjaftë! Është koha që të gjithë në rajon, të mos merren me shpifje që e rëndojnë situatën edhe ashtu shumë të brishtë, por të kontribuojnë për të vërtetën dhe vetëm të vërtetën e cila duhet të na shpie në paqe të qëndrueshme. Kjo e vërtetë është se, shqiptarët kanë bërë luftë të drejtë për çlirimin e vendit për ç’gjë janë mbështetur edhe nga mbarë bota demokratike.

Pra mjaftë e luftuat Kosovën, duke hedhur baltë mbi njerëzit më meritorë të saj.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori