LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Haradinaj u arrestua kur mori ftesën nga Donald Trump

Lekaj: Haradinaj u arrestua kur mori ftesën nga Donald Trump

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Ramush Haradinaj u arrestua në kohën kur pranoi ftesë nga presidenti i zgjedhur i ShBA-së.

Ai ka shtuar se nuk ka shkuar në Francë për diçka tjetër pos që për punë familjare. Madje ai ka thënë se Haradinaj ka qenë edhe më herët në Francë por që nuk i ndodhi kjo e tanishme.

Lekaj ka folur edhe për mosliberalizimin e vizave, duke e quajtur se ky është dështim i Qeverisë.

Lekaj ka folur edhe për Demarkacionin dhe Asociacionin, duke u shprehur kundër këtyre marrëveshjeve, siç e quan ai, të dëmshme për vendin.

“Ne kemi menduar atë që e kemi thënë atë që e ka thënë edhe Gjykata Kushtetuese dhe në këtë drejtim thuhet se nuk është në frymën kushtetuese. Le të më thoni se cila është ajo e mirë për qytetarët e Kosovës dhe ju e dini se ka filluar edhe transporti hekurudhor dhe për këtë nuk është pyetur askush dhe konsideroj se është cenuar sovraniteti”, ka thënë Lekaj.

Ai thotë se ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është i gatshëm të zhvillojë dialogë me çdokënd, por jo në dëm të Kosovës.

“Haradinaj është çdoherë i gatshëm të dialogojë, por jo në dëm të Kosovës, por vetëm në favor të forcimit të shtetit të Kosovës” është shprehur për TribunaChannel.

Çështjet e deritanishme të dialogut me Serbinë, të lehtësuar nga Brukseli, sipas Lekaj kanë krijuar hendekun më të madh me Serbinë.

“Por, ky dialog deri më tani është zhvilluar në favor të Beogradit karshi Evropës, dhe pa ndonjë kriter të caktuar. Ndërsa ne nuk kemi liberalizim të vizave dhe ende nuk njihemi nga pesë shtete të Evropës”, tha Lekaj. /Tribuna/