LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Më 24 gusht themelohen institucionet

Lekaj: Më 24 gusht themelohen institucionet

Zyrtarë të koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), besojnë që në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet më 24 gusht do të zhbllokohet kriza e formimit të institucioneve.

Në këtë seancë konstituive nga ky koalicion është thënë se do të paraqitet edhe kandidati për kryeparlamnetar.


Pal Lekaj deputet i AAK-së thonë se institucionet duhet të formohen sa më shpejtë, por duke pasur një dakordim ashtu siç ndodhi në takimin e fundit konsultativ.

“Ne besojmë që më 24 gusht do të marrin rrugën e duhur themelimi i institucioneve të reja”, ka thënë Lekaj për lajmi.net.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se synon që të ketë një qeveri më bazë më të gjerë se sa numri i nevojshëm për t’i formuar institucionet.

Ai për këtë ka zhvilluar takime me deputetë të ndryshëm të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, deputeti Pal Lekaj ka thënë se qeveria e ardhshme do të ketë një shumicë e cila do t’ia lehtësoj vendimmarrjen për tema të rëndësisë së veçantë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Në këtë drejtim kemi mirëkuptimin edhe të kolegëve nga parti politike parlamentare, por edhe të deputetëve individualisht, të cilët shohin përtej interesave të politikës ditore dhe dëshirojnë të jenë në funksion të asaj për çka edhe e kanë marrë besimin e qytetarëve”, ka thënë Lekaj.

Në seancën e ardhshme e cila do të mbahet më 24 gusht, koalicioni PAN ka thënë se do ta propozojë kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit, e që do të jetë Kadri Veseli. Ata kanë thënë se pas zgjedhjes së kryeparalmnetarit shumë shpejt do ta zgjedhin edhe kryeministrin.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori