LAJMI I FUNDIT:

Medalja e “Legjionit të nderit” iu dhurua edhe figurave kontroverse

Medalja e “Legjionit të nderit” iu dhurua edhe figurave kontroverse

Dekorimi i kryeministrit Edi Rama ishte një lajm që nuk kaloi pa vëmendje në Shqipëri. Ishte vet Kryeministri francez që në ceremoninë e dhënies së medaljes, ‘Komandant i legjionit të nderit’, që dha arsyet se pse kjo medalje iu dha Ramës.

“Çdokujt këtu i kujtohet prania juaj, gjatë manifestimit të 11 janarit 2015, në krah të popullit francez, duke valëvitur, në homazh të karikaturistëve të vrarë disa ditë më parë të ‘Charlie Hebdo’-së, lapsat tuaj me ngjyrën blu, të bardhë e të kuqe. Përmes këtij simboli, ju shprehnit, si prirjen tuaj të dyfishtë prej artisti dhe politikani të angazhuar, ashtu edhe marrëdhënien vetjake që ju lidh me vendin, me gjuhën dhe me kulturën tonë”, ka thënë Bernard Cazeneuve.


“Legjioni i Nderit” është dekorata më e lartë që jepet në Francë. Ajo është krijuar nga Napoleon Bonaparti në maj të viti 1802 dhe për herë të parë është dhënë në 15 qershor të 1804-ës. Medalja jepet për trimëri në veprimet ushtarake ose për shërbim ushtarak 20-vjeçar të dalluar, por edhe në rastet e civilëve, kur puna e tyre rrit reputacionin e Francës përmes studimeve, arteve, shkencave, politikës etj.

Kjo medalje jo pak herë i është dhënë edhe mjaft njerëzve të errët të historisë. Më poshtë janë disa nga këta:

Benito Musolini – diktator i Italisë

Manuel Noriega – i burgosur ne SHBA për pastrimin e parave të drogës, diktator i Panamasë

Nikolae Causesku – diktator i Rumanisë

Bashar El Assad – diktator i Sirisë

Zine El-Abedine Ben Ali – diktator i Tunizisë

Maurice Papon – ish zyrtar i lartë që deportoi me mijëra hebrenj ne Aushvic.

Për listën e plotë, klikoni: KËTU! /Standard/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori