LAJMI I FUNDIT:

LeBron James: Gregg Popovich, trajneri më i mirë në histori

LeBron James: Gregg Popovich, trajneri më i mirë në histori

Një nga basketbollistët më të mirë në botë, LeBron James, është plot lëvdata për trajnerin e San Antonio Spurs, Gregg Popovich.

“Mendoj se ai është trajneri më i mirë i të gjitha kohërave”, i tha James gazetarit të ESPN, Brian Windhorst.

Superylli i Cleveland Cavaliers ka histori të gjatë me klubin e San Antonio Spurs, kur një dekadë më parë “Mbreti” u përball me Spursat e Popovichit në finalen e parë të NBA në karrierën e James.

Pop dhe 22 vjeçari James mposhtën Cavs në atë sezon duke i s’pastruar në katër ndeshje, duke e lënë Jamesin në saktësi prej vetëm 35 për qind të gjuajtjeve nga loja e hapur.

Që nga ajo kohë të dy u takuan edhe dy herë në skenën më të madhe të basketbollit botëror dhe kanë ndarë rezultatet.

James dhe Miami heat mposhtën Spursat në vitin 2013, por një vit më vonë San Antonio e shkatërroi Miami Heat duke u hakmarrë dhe duke bërë që Popps të shpallet kampion për të pestën herë, në gjashtë finale të zhvilluara.

Vazhdueshmëria e suksesit dhe aftësia për t’u adaptuar janë dy gjëra që james vlerëson si impresive te Popovich.

“Të jesh në gjendje të bësh atë që ai ka bërë kur basketbolli ka ndryshuar aq shumë dhe ai ka qenë i aftë që të adaptohet dhe të rritet me ndryshimet e kësaj loje, me të vërtet është impresive”.

“Ne kaluam nga një kampionat që është bazuar në shtatgjatësi dhe fuqi, në një kampionat ku gjuajtjet nga tre pikë janë vendimtare”.

“Pop ka gjenë në gjendje që të përshtatet sa herë i është kërkuar, dhe për një apo tjetër arsye, të mbajë klubin e tij dhe djemt e skuadrës së tij gjithmonë në luftë për titull. Këtë nuk mund ta kuptoj si e ka bërë”, ka deklaruar James për Popovich.

LeBron James do të ketë rastin të mposhtë ekipin e Popovichit të shtunën pas mesnate në Quicken Loans Arena të Ohios, kur Cavs presin ekipin e dytë më të mirë në NBA këtë sezon, San Antonio Spurs. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori