LAJMI I FUNDIT:

“Le Temps”: Në grackën e Nicolas Blancho janë përfshirë edhe kosovarë

“Le Temps”: Në grackën e Nicolas Blancho janë përfshirë edhe kosovarë

Kryetari i Këshillit Qendror Islamik të Zvicrës (CCIS), Nicolas Blancho, është i lidhur me trembëdhjetë shoqata në Zvicër. Anëtarët e tyre vijnë nga Katari, Kuvajti, Sudani apo shtetet e Ballkanit. Gazeta frankofone “Le Temps” sjell një analizë rreth grackës së thurur nga Blancho, ku janë të përfshirë edhe disa kosovarë.

Nga Zvicra, Nicolas Blancho ka ndërtuar një rrjet ndërkombëtar, ku bijtë e saj të çojnë deri në Katar, Kuvajt, në Arabinë Saudite si dhe në Ballkan. Që nga viti 2011, ai dhe anëtarë të tjerë të grupit të tij themeluan jo më pak se 13 shoqata, me qëllime të ndryshme: bashkimi i “predikuesve islamë”, mbrojtja e myslimanëve në Evropë, ndihma e “të varfërve”, etj.


Në javët e fundit njerëzit që janë në të njëjtat shoqata, sikur se Nicolas Blancho, kanë tërhequr vëmendjen disa herë. Nora Illi pohoi për televizionin gjerman se të rinjtë që shkojnë për të luftuar në Siri demonstrojnë “guxim civil”. Abdulmohsen z.m.n. Al Mutairi sapo u zbulua se ai është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara për mbështetje financiare dhe të tjera për Frontin Al-Nosra. Dhe, që nga fundi i nëntorit, udhëheqësit e Këshillit Islamik Qendror (CCIS) janë të gjithë në shënjestër të drejtësisë: presidenti i saj, Nicolas Blancho, zëdhënësi i tij, Kasim Illi dhe “produktori i tij kulturor”, Naim Cherni. Ministria publike e Konfederatës akuzon tre burra të lartpërmendur, pas publikimit të një videoje që kanë shkelur nenin 2 të ligjit federal, i cili ndalon grupet e Al-Qaeda-s, të Shtetit Islamik, si dhe organizatat e lidhura, përcjell albinfo.ch, analizën e “Le Temps”.

Ne kemi hedhur një sy mbi Regjistrin Tregtar zviceran për të vëzhguar gjurmët e këtyre lidhjeve, të cilat skalitin Këshillin Qendror Islamik (CCIS) në mbrojtje të një Islami salafist rigoroz, shumë larg nga ai që përjetojnë myslimanët e Zvicrës. Pas disa muajsh vëzhgimi të skenës salafiste zvicerane, studiuesi Johannes Saal pohon se Naim Cherni dhe Kasim Illi bashkëveprojnë në Facebook me luftëtarë të përfshirë në luftën siriane së bashku me grupin Jaish al-Fatah. Nga ana tjetër, filmat e CCIS-së marrin lëvdata të xhihadistëve sirianë në rrjetet sociale: në kanalin Telegram, një Hixhra Sham, duke folur për videon që është në hetime, mirëpret punën e një “vëllai që nuk heziton të rrezikojë jetën e tij për të ndihmuar myslimanët atje dhe për t’u sjellë atyre të vërtetën”. Pas këtij profili, shpjegon Johannes Saal, është një luftëtar gjermanofolës, i cili thërret rregullisht gjermanët e rinj që të nisen për xhihad.

Lidhjet me organizatat terroriste

Në disa organizata gjendën disa personalitete të njohura në skenën ndërkombëtare. Kështu që Observatori për të Drejtat e Njeriut në Kuvajt ka në mesin e anëtarëve të menaxhmentit të tij, së bashku me Ferah Uluçaj – Waleed Altabtabae, një salafist i Kuvajtit, i cili ka marrë pjesë në financimin e grupeve të armatosura në Siri.

Uluçaj Ferah, një figurë kyçe e këtij rrjeti, nëpërmjet pranisë së tij në disa struktura është gjetur në krah të tij (përgjatë Katarit) Ali al Suwaidi në kuadër të Unionit Ndërkombëtar të predikuesve islamikë. Ky i fundit drejton një tjetër organizatë, Eid Charity, një nga organizatat bamirëse më të mëdha në Katar, e cila gjithashtu dyshohet që shërben për financimin e organizatave terroriste.

Në vitin 2014 Nicolas Blancho regjistron në Bernë dy shoqata të rëndësishme në botën arabe: Qoranona dhe Aziz Aid. Presidenti i tyre është një sheik i Katarit, Abdulaziz Abdulrahman H. A. Al-Thani, një anëtar i familjes mbretërore. Ai kryeson shoqatën Qatar Carity, një nga shoqatat bamirëse më të mëdha në rajonin e Gjirit. Para emërimit të saj, ajo dyshohej nga qeveria amerikane se ka mbështetur financiarisht aktivitetet e Al-Kaides në fillim të vitit 2000. Në Francë Qatar Charity është e njohur si financuese e qendrave islamike.

Në mesin e lidhjeve të Nicolas Blancho është edhe një qytetar i Jemenit, i cili akuzohet për mbështetje të Al-Kaidës në Gadishullin Arabik, një predikues i Bahreinit, i cili nuk fsheh simpatinë e tij për al-Nosra, një sudanez, i cili thërret të rinjtë që të shkojnë të luftojnë në Siri. Gjithashtu, të mos harrojmë të përmendin edhe imamin e arrestuar për shkak se predikonte urrejtje në Kosovë. Çfarë thotë presidenti i CCIS-it për miqtë e tij të lartpërmendur? “Më lejoni të jem shumë i qartë: Unë nuk e pranoj listën e Shteteve të Bashkuara për të përcaktuar se kush është radikal dhe kush nuk është. Në këtë listë ka shumë njerëz që i njoh personalisht dhe e di shumë mirë se ata nuk janë të lidhur me terrorizmin”.

Një rrjet financiar

Të gjitha organizatat, në të cilat gjendet një ose më shumë anëtarë të CCIS-së, e kanë selinë e tyre në të njëjtën adresë në Bernë. Ato janë të strehuara nga një kompani ndërtimi, SIB Swiss GmbH. Nën të njëjtin emër ka një tjetër firmë, e vendosur në Gjenevë: SIB Swiss Sàrl. Kjo është një agjenci udhëtimi, e kryesuar nga Adisin Hoxha, një tregtar boshnjak nga Kosova, i cili është në Komitetin e CCIS-së si shef i financave. Po i njëjti person është drejtor i një kompanie të udhëtimit, IBAC World Travel GmbH, e regjistruar në Cyrih, si dhe e një kompanie aktive në shitje në fushën e telekomunikacionit. IBAC World Travel organizon për komunitetin mysliman në Zvicër udhëtime për në Arabinë Saudite për pelegrinazhin në Mekë, i cili është një nga pesë shtyllat e Islamit.

I pyetur për arsyen e regjistrimit të këtyre shoqatave të shumta, Nicolas Blancho shpjegon se ato duhet të jenë të regjistruara në Zvicër “për të kërkuar njohjen në OKB dhe në organizatat ndërkombëtare, si dhe për arsye të prestigjit”. Prestigji: kjo është ndoshta një nga arsyet që shpjegon pse Nicolas Blancho ka thurur gjatë viteve të fundit rrjetin e tij ndërkombëtar, i cili shërben për të konsoliduar legjitimitetin e tij në skenën salafiste. Këto lidhje atij i shërbejnë si burim të financimit? Studiuesi Johannes Saal mendon se po. Në vitin 2013 llogaritë e CCIS-it, të fundit në dispozicion, tregojnë një model të qartë të donacioneve. Përpos 133.000 frangave të ardhura të anëtarësisë, duhet shtuar 193.000 franga nga donatorët bujarë, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Nicolas Blancho, i cili zotëron arabishten, shpesh viziton shtetet e Gjirit, ku ai mori pjesë në shfaqje televizive, duke përcaktuar veten si përfaqësues i myslimanëve në Zvicër. “Atij i ka ndodhur të kthehet nga Katari dhe Kuvajti me valixhe me plot të holla kesh”, dëshmon një burim i sigurisë.

Një tjetër dëshmi e ngjashme vjen nga Oscar Bergamin, i cili, pasi që ka qenë një nga udhëheqësit e Këshillit Islamik Qendror zviceran (CCIS), ka përplasur derën i zemëruar me Nicolas Blancho. Në vitin 2013 ai pati thënë për gazetën frakofone “Le Temps”: “Unë kam parë se si në gusht 2011 në Kuvajt City, Nicolas Blancho pati marrë një zarf plot me para”. Ai pati përmendur shumën e 50.000 frangave. “Në qoftë se unë kërkoj financim, do të shkoj jashtë shtetit, por asnjëherë në Arabinë Saudite”, thoshte Nicolas Blancho në maj. Ai shtonte se ka njohur sukses në përpjekjen e tij për fonde pranë Organizatave të Gjirit për “projekte të vogla” të ndryshme në Zvicër, para se të ndryshonte versionin e tij, duke pohuar se “Asgjë nuk është financuar”.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori