LAJMI I FUNDIT:

Le Temps (1913): Kongresi i Triestes për një Shqipëri etnike

Le Temps (1913): Kongresi i Triestes për një Shqipëri etnike

Të hënën e 3 marsit 1913, gazeta franceze “Le Temps”, në faqen e dytë të saj, ia ka dedikuar një hapësirë të veçantë Kongresit shqiptar të mbajtur në Trieste. Shkrimi i mëposhtëm sjell detaje në lidhje me organizatorët dhe mbështetësit e tij, si dhe qëllimet.

“Kongresi shqiptar, i shpallur në Austri prej disa javësh, u hap dje në Trieste. Ai zgjodhi si President Hil Mosin dhe Zëvendëspresident Faik Bej Konicën.


Njëqind delegatë të kolonive shqiptare në Evropë, Amerikë dhe Egjipt marrin pjesë. Qeveria austriake është e përfaqësuar nga Mahovetz, drejtor i policisë së Triestes, dhe në mënyrë jozyrtare nga një kapiten stafit.

Delegatët dëshmuan një seri manifestimesh simpatie ndaj Austrisë.

Oratori i parë i cili foli pas presidentit ishte Konti i Taaffe-s, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme në Vjenë dhe djali i ish-ministrit, i cili u shpreh në favor të pretendimeve të Shqipërisë së Madhe.

Zëvendëspresidenti Faik Konica mbajti një fjalim, ku ai shprehu mirënjohjen e shqiptarëve ndaj perandorit Franc-Jozef dhe mbretit të Italisë, për dashamirësinë që ata kanë treguar ndaj popullit shqiptar dhe për mundësimin e krijimit të një Shqipërie të pavarur në të ardhmen.

Duke shprehur mirënjohjen e popullit shqiptar ndaj qeverive të dy shteteve, oratori propozoi që të dërgojë për kontin Berchtold dhe markezin e San Guiliano-s të njëjtat telegrame mirënjohjeje, ku shkruhet: ‘Shqiptarët, të bashkuar në kongresin e Triestes, përfaqësues të të gjitha krahinave shqiptare, si dhe kolonive të ndryshme në Austro-Hungari, Itali, Amerikë, Rumani, Egjipt dhe Turqi, kanë vendosur t’i përcjellin në mënyrë unanime Shkëlqesisë Suaj nderimet e tyre dhe ju shprehin mirënjohjen e thellë për interesin efektiv që Shkëlqesia juaj ka dëshmuar ndaj atdheut të tyre. Rumunët e pranishëm i bashkohen këtij urimi.’

Pas leximit të telegrameve, Markezi ‘Gjon Skënderbeu’ u zgjodh kryetar nderi i Kongresit.
Profesori Schuo foli pastaj në favor të aneksimit në Shqipëri të të gjitha vendeve të banuara me shqiptarë”. /Telegrafi/Burimi: gallica.bnf.fr/Bibliothèque nationale de France./Darsiani/

Në trend Kultura

Më shumë
“Scanderbeg” nga Harry Hodgkinson: I pari i të barabartëve

“Scanderbeg” nga Harry Hodgkinson: I pari i të barabartëve

Libri
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Kulture
Jeta në komunizmin shqiptar

Jeta në komunizmin shqiptar

Kulture
Kyçu! Akordohu! Shkyçu!

Kyçu! Akordohu! Shkyçu!

Kulture
Edi Hila, për censurën dhe artin e rilindur

Edi Hila, për censurën dhe artin e rilindur

Piktura
Kalo në kategori