LAJMI I FUNDIT:

“Le Monde” shkruan për Alpet Shqiptare (Foto)

“Le Monde” shkruan për Alpet Shqiptare (Foto)

Gazeta franceze “Le Monde” ofron për lexuesit e saj në mbarë botën, në gjuhën franceze, pamje nga Alpet që janë pjesë e Alpeve Dinarike, pjesën e Kelmendit, pamjet e bunkerëve të famshëm gjithandej Shqipërisë, por edhe veshjen e qytetarëve në këtë zonë.

Gazeta e famshme franceze i ka kushtuar një artikull të tërë Alpeve Shqiptare dhe jetës në këtë pjesë të bukur të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për një udhëtim të realizuar nga blogu ‘La Balaguere’ në bashkëpunim me gazetën e respektuar franceze, “në regjionin më të egër shqiptar, në Alpet Shqiptare” siç shkruan “Le Monde”.

“Le Monde” ofron për lexuesit e saj në mbarë botën, në gjuhën franceze, pamje nga Alpet që janë pjesë e Alpeve Dinarike, pjesën e Kelmendit, pamjet e bunkerëve të famshëm gjithandej Shqipërisë por edhe veshjen e qytetarëve në këtë zonë.

“Rakia, gjithsesi duhet të provohet me kafe, kështu më thotë Rifati – ciceroni im”, shkruan një prej udhërrëfyesve në këtë shkrim i cili shoqërohet me pamje të kësaj pjese shqiptare që ka marrë vëmendjen edhe të francezëve.

“Le Monde” ka vizituar edhe Lepushën, vendin e disa qindra shpirtrave, siç e quan shkrimi këtë pjesë, shkruan KultPlus.

“Të gjithë bunkerët janë ndërtuar nga Enver Hoxha për ti shpëtuar sulmeve të mundshme ose invazionit prej Jugosllavisë. Thonë se ishte shumë paranojak, Enver Hoxha”, vazhdon ky artikull, i cili krejt në fund tregon për një gjyshe e cila e përcjellë ekipin e udhëtarëve dhe qëndron në pragun e derës derisa ekipi largohet nga pamja.

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori