LAJMI I FUNDIT:

Le Figaro (1909): Kërkesat e Albert Gjikës, drejtuar Portës së Lartë

Le Figaro (1909): Kërkesat e Albert Gjikës, drejtuar Portës së Lartë

Gazeta franceze, Le Figaro, ka botuar me 7 shkurt 1909, një shkrim me titullin “Shqiptarët”. Bëhet fjalë për një shkresë të shqiptarëve të Shqipërisë veriore drejtuar ekskluzivisht Parlamentit dhe Qeverisë së Perandorisë Osmane.

Marrëveshjet austro-turke dhe turko-bullgare vinin në rrezik identitetin shqiptar. Për këtë arsye, bashkatdhetarët tanë, me qëllim për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare, kanë formuluar asokohe shtatë kërkesa kyçe, të cilat do t’i gjeni në vijim:

“…Pas disa mendimeve dhe studimeve të hollësishme dhe të domosdoshme si rrjedhojë e situatës tonë të pasigurt, ne kemi vendosur të kërkojmë, para së gjithash, Parlamentit dhe Qeverisë perandorake të drejtat në vijim, me qëllim për të siguruar madhështinë e Perandorisë Osmane (Diplomaci e palës shqiptare), por dhe në njëjtën kohë duke siguruar përgjithmonë ekzistencën tonë kombëtare dhe ekonomike:

1. Njohjen zyrtare të shtetësisë shqiptare;

2. Arsim të detyrueshëm në gjuhën shqipe në të gjitha shkollat e Shqipërisë (Shkodër, Shkup, Janinë dhe Manastir);

3. Futjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në administratën publike;

4. Shërbim të detyrueshëm ushtarak për të gjithë shqiptarët, pa dallim feje, por ekskluzivisht në Shqipëri;

5. Qeveria perandorake nuk do të mund të akordojë asnjë koncesion në Shqipëri, pa lejen e Këshillit provincial (krahinor);

6. Një guvernator të përgjithshëm me nënshtetësi shqiptare;

7. Buxheti i Shqipërisë do të përdoret, së pari, për administratën, punët publike, arsimin, fenë (kultin), higjienën dhe sigurinë publike.

Ne presim konfirmimin e kërkesave tona të drejta, duke shpresuar që Parlamenti dhe Qeveria e lartmadhërisë së tij, Sulltanit, të kuptojnë interesin e lartë për Perandorinë.

Për Asamblenë Kombëtare të Shqipërisë dhe Komitetin Kombëtar për Rilindjen Shqiptare,

Nëpërmjet një mandati të veçantë,

Presidenti i Komitetit të Lartë shqiptar ‘Kombi’,

Princi A. Gjika

Shkruar në janar të 1909 në malet e Shqipërisë’!

https://telegrafi.com/shqiptaret-qe-sunduan-rumanine-shqiperia-per-shqiptaret-foto/
Lexo po ashtu https://telegrafi.com/shqiptaret-qe-sunduan-rumanine-shqiperia-per-shqiptaret-foto/

Telegrafi ju përkujton se A. Gjika ishte pretendent për fronin shqiptar, nga familja e njohur Gjika që kishte sunduar me shekuj në Vllahi dhe Moldavi. Ai njihej edhe si kreu i lëvizjes për pavarësi të shqiptarëve, ndërsa ndër vite në shumë media evropiane kishte paraqitur qëndrimet e tij për Shqipërinë. /Aurenc Bebja/darsiani.com/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori