LAJMI I FUNDIT:

LDK do të kandidojë shumicën e kryetarëve të komunave në zgjedhjet lokale

LDK do të kandidojë shumicën e kryetarëve të komunave në zgjedhjet lokale

Kreu i LDK-së, Isa Muatafa, pas përfundimit të takimin në selinë e kësaj partie ka thënë që kanë diskutuar lidhur me kandidatët të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale më 22 tetor.

Ai deklaroi që shumica e kryetarëve aktual që janë nëpër komuna, do të jenë kandidat edhe në këto zgjedhje.

Sa i përket kryeqytetit, Mustafa ka thënë që ende nuk është caktuar kandidati, përderisa u shpreh që do dalin fitues në këto zgjedhje lokale. /KlanKosova/