LAJMI I FUNDIT:

LDK e gatshme për zgjedhje të parakohshme (Video)

LDK e gatshme për zgjedhje të parakohshme (Video)

Zgjedhjet e parakohshme qendrore të mbajtura me 11 qershor nuk rezultuan të suksesshme për Lidhjen Demokratik të Kosovës.

Ky subjekt në këto zgjedhje u radhit i treti për nga përqindja edhe pse lidhi koalicion me AKR-në dhe Alternatinvën.

Shefi i grupit parlamentar të LAA-së, Avdullah Hoti, deklaroi se janë të gatshëm  për zgjedhje të jashtëzakonshme në çdo moment.

Hoti foli edhe për reformën e cila po ndodh brenda LDK-së, duke aluduar në aderimet e reja që ju kanë bashkëngjitur këtij subjekti.

Ai më tej tha se ky subjekt në vazhdimësi ka evoluar dhe ka sjellur kuadro të reja të cilat kanë dëshmuar profesionalizëm.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e kaluara u radhit e dyta për dallim nga këto zgjedhje që doli e treta.