LAJMI I FUNDIT:

LD: Kryetari i Kuvendit duhet ta respektojë Kushtetutën

LD: Kryetari i Kuvendit duhet ta respektojë Kushtetutën

Lidhja Demokrate e Maqedonisë në vigjilje të zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, ka kërkuar që kryetari i ri duhet që të respektoj Kushtetutën e vendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Deklarata solemne e dhënë nën flamurin e Maqedonisë, deputetët dhe qytetarët, marrin garanca të forta që kryetari i ri i Kuvendit do të kujdeset që të hedh poshtë çdo tentativë të palëve tjera që të pengojnë zhvillimin e shtetit dhe shkeljen e rregullores së Maqedonisë. Kryetari i ri i Kuvendit duhet që të sjellet me përgjegjësi dhe me detyrime para të gjithë deputetëve që të jetë shembull për ta.” thuhet në deklaratën e Lidhjes Demokrate të Maqedonisë. /Telegrafi/