LAJMI I FUNDIT:

Lazio afër goditjes së madhe, gati oferta për Yacine Brahimin

Lazio afër goditjes së madhe, gati oferta për Yacine Brahimin

Skuadra italiane Lazio nuk po qëndron duarkryq pasi po synon përforcimin e ekipit për stinorin e ri.

Kryeqytetasit do të luajnë në Ligën e Evropës, ndërsa synojnë që të shkojnë sa më lartë në këtë garë.


Emri i madh që pritet ta përforcojë ekipin është ai i mesfushorit algjerian, Yacine Brahimi.

Sulmuesi anësorë i Portos ka pasur një vit jo edhe aq të mirë, por mbetet ndër më të vlerësuarit në Evropë.

Për 27-vjeçarin, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka gati një ofertë katër vjeçare me tre milionë euro pagë vjetore.

Ndërkohë Lazio po tenton ta bind Porton me 23 milionë euro që ta lënë të lirë yllin tyre. /Telegrafi/