LAJMI I FUNDIT:

Latifi tregon arsyet pse vendosi të shkonte në Hungari

Latifi tregon arsyet pse vendosi të shkonte në Hungari

Liridon Latifi ishte i ftuar në një lidhje direkte në Zona Gol të Top Channel, ku ka folur për arsyen pse zgjodhi të vazhdojë karrierën e tij në Hungari me Puskas.

“Zgjodha Puskas, sepse dua t’i hedh hapat e karrierës një nga një. Nuk doja të rrezikoja duke zgjedhur një ekip të madh, pasi mund të ishte e vështirë për të gjetur hapësirat e duhura”.


“Pra, vura anën sportive, para asaj ekonomike apo prestigjit”, është shprehur Latifi.

Latifi u tregon bashkëlojtarëve për vizitat mjekësore në Hungari, kthehet te Skënderbeu për ndeshjen me Dinamon
Lexo po ashtu Latifi u tregon bashkëlojtarëve për vizitat mjekësore në Hungari, kthehet te Skënderbeu për ndeshjen me Dinamon

Sulmuesi komentoi edhe ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit dhe premtoi maksimumin për t’u kualifikuar.

“Pavarësisht se e ardhmja ime është e qartë tashmë, unë dhashë maksimumin në Zagreb dhe jam gati të jap gjithçka nga vetja, për të ndihmuar Skënderbeun, të kualifikohet për në fazën e grupeve”, ka deklaruar sulmuesi në ikje i korçarëve.