LAJMI I FUNDIT:

Lashtësia shqiptare: Thesaret e Muzeut Historik Kombëtar (Video)

Lashtësia shqiptare: Thesaret e Muzeut Historik Kombëtar (Video)

Një tur në Muzeun Historik Kombëtar fillon me Pavionin e Lashtësisë, një ndër më të vizituarit për kulturën e pasur materiale të qytetërimit ilir, por njëkohësisht edhe krahasimin e tij me qytetërimet e tjera romake dhe latine të kohës.

“Këtu ndodhen rreth 575 objekte të kulturës materiale, duke filluar që nga epoka e kohës së gurit të vjetër për të kaluar me kohën e bronzit, kohën e hekurit e kështu me radhë. Këtu merr rëndësi skulptura për herë të parë sepse fillojmë paraqitjen e asaj që quhet qytetërimi i bukur antropomorf me fytyrë njeriu, në të cilin vetë qytetërimi zbriti në tokë dhe krijoi perënditë.


Një nga kryeveprat e artit antik të gjetur në Shqipëri. Bëhet fjalë për hyjneshën ose kokën e Apolonit. Të perëndisë Apolon të zbuluar në Shqipëri.

Ajo që është pak e njohur, por që ka një rëndësi shumë të madhe për vetë qytetërimin tonë është skulptura e Lumit të Vjosës. Këtu kemi Bukuroshen e Durrësit. Një nga kryeveprat, e cila tërheq vëmendjen e shumë turistëve të huaj që vijnë.

Këto vazo antike pasqyrojnë një pjesë të madhe të miteve të botës së lashtë . Territoret tona kanë qenë shumë të pasur me objekte të tilla. Për ta përmbyllur me Mozaikun shumë të famshëm të Mesaplikut, i cili është një nga mozaikët më të plotë me teknikë shumë të lartë të ndërtimit”, tregon Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.

Në këto qendra të Ilirisë Jugore dhe Arbërisë mesjetare njerëzit kanë jetuar në mënyrë të pandërprerë deri në ditët dhe trojet e sotme. /Top Channel/

Në trend Kultura

Më shumë
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
Trim mbi trima kish qenë gjithmonë Gjergj Elez Alia

Trim mbi trima kish qenë gjithmonë Gjergj Elez Alia

Fjala+
RUBAIRAT

RUBAIRAT

Poezi
Thënie të Anton Chekhovit

Thënie të Anton Chekhovit

Fjala+
Kalo në kategori