LAJMI I FUNDIT:

Largohet për t’u kthyer Presidente

Largohet për t’u kthyer Presidente

Për herë të parë pas 34 vitesh Hillary Clinton nuk do të jetë në qendër të vëmendjes. Por sërish në tri vitet e ardhshme çdo fjalë dhe veprim i saj do të ndiqen me kujdes, e sidomos nga Partia Republikane.

Reagoj, pasi e shoh veten në një pozicion familjar". Këto fjalë i shkojnë një Sekretareje të Shtetit, por në fakt u thanë nga Hillary Clinton gjatë fjalimit të saj pas diplomimit në Wellesley College në vitin 1969. Që prej asaj kohë këto fjalë kanë qenë në përputhje edhe me jetën e saj.

Përveç dy viteve në hije, ajo ka qenë nga viti 1979 deri në vitin 1981 Zonja e Parë e Arkansasit, e më pas e Amerikës. Para se bashkëshorti i saj të mbaronte mandatin e dytë të suksesshëm, ajo po garonte për në Senat. Nga viti 2001 deri në vitin 2009 ajo përfaqësoi New Yorkun. Përpara se të mbaronte mandatin, ajo nisi fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet Presidenciale. Në mes të nëntorit 2008, ajo ishte në negociata me njeriun që e mposhti, Barack Obaman, tashmë President dhe ajo Sekretare Shteti. Tani ajo është duke u larguar nga Departamenti i Shtetit, me një rekord vendesh të vizituar gjatë një mandati, plot 112. Ajo tashmë do të përballet me një tjetër situatë që është ndryshe nga 34 vitet në qendër të vëmendjes: qetësinë.


"Ajo duhet të pushojë dhe të vendosë së çfarë do të bëjë në pjesën tjetër të jetës", tha Bill Clinton në një intervistë televizive, gjatë konferencës vjetore të Clinton Foundation.

"Dhe nëse ajo mendon për të kandiduar për Presidente, kjo është gjëja e duhur për të, për Amerikën dhe për botën", shtoi Bill Clinton.

"Çdokush që ka kaluar kohë duke studiuar Hillary Clinton mund të thotë se ajo është dikush që do kishte dashur të kishte qenë presidente e Shteteve të Bashkuara", thotë Nicole Krassas, bashkë-autore e librit “Hillary Clinton: Një biografi” dhe profesore e Shkencave Politike në Universitetin Shtetëror të Connecticatit Lindor, transmeton Express.

Krassas beson se llogaritë e saj kanë ndryshuar tani. Atje ku disa shohin një detyrim moral të Hillary Clintonit të kandidojë për presidente, disa të tjerë shohin pasionin e saj për të ndihmuar shoqërinë, mbrojtjen e të drejtat të grave, fëmijëve, për një edukim më të mirë.

"Nëse ajo ka menduar se mund të humbiste ajo nuk do te futej në gare. Ajo është një person shumë praktik dhe ka marrë pjesë në shumë fushata në jetën e saj, prandaj e di mirë se kur mund të fitojë dhe kur mund të humbasë", vazhdon Krassas.

Profesoresha beson se goditja e humbjes ndaj Barack Obamas brenda partisë në vitin 2008 vazhdon të ketë pasoja. Por ka edhe një tjetër çështje. "Ajo do të jetë 69 vjeç në vitin 2016. John McCain dhe Bob Dole kanë qenë në një situatë të tillë më parë, prandaj edhe ajo është duke e parë me kujdes",thotë Krassas.

Por nëse strategjitë e demokratëve janë përqendruar tek Clinton si kandidate për Presidente, Republikanët janë duke u përgatitur për të paevitueshmen.

"Partia Republikane nuk është në gjendje të konkurrojë në këtë nivel", paralajmëroi Newt Gingrich, duke ju referuar lëvizjeve të fundit të Clinton. Mike Murphy, i cili ka qenë këshilltar i republikanëve të njohur si Arnold Schwarzenegger dhe John McCain, i sheh fjalët e Gingrich si hiperbola. "Zonja Clinton do të ishte një kandidate e fortë, por asnjë kandidat nuk është i pathyeshëm, sepse të gjithë e dimë që Obama e mundi në vitin 2008", tha Murphy.

Për tri vitet e ardhshme fjalët dhe veprimet e Clintonit do të ndiqen me kujdes. Në autobiografinë e saj ajo flet për një vendim që mori për të ndjekur dashurinë saj në atë kohë, Bill Clinton, në Arkansas, një shtet me perspektivë politikë shumë më të kufizuar sesa Washington DC. "Zgjodha të ndjek zemrën dhe jo arsyen", shkruan Clinton.

Por tani mosha mund të kthehet në një element kufizues. 22 vjeçarja Hillary Rodham vendosi ta mbyllte fjalimin e saj në Wellesley College në vitin 1969 (fjalim i cili i hapi rrugën e karrierës së saj) me një poemë të shoqes së saj të klasës, Nancy Scheibner. Është ajo që mund ta përmbledh karrierën e saj deri tani: "Është mirë që të kërkojmë kufijtë në jetën tonë. Dhe pasi t’i kemi kuptuar këto kufij, të kuptojmë se kufizimet nuk ekzistojnë më." /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori