LAJMI I FUNDIT:

Largohen sasi të mëdha të mbeturinave në Shtime

Let’s Do It Kosova ka realizuar aksionin për pastrimin e qytetit të Shtimes dhe shtratit të lumit “Shtimjana”, ku rreth 100 vullnetarë larguan 60 thasë dhe dy kamionë me mbeturina.

Aksioni u organizua në kuadër të aktiviteteve të projektit “Let’s Do It Legal” që financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ndërsa zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Kamionët me mbeturina janë larguar nga lumi, përkatësisht poshtë urës së lumit në dalje të qytetit.

Në aksion morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, i cili falënderoi Organizatën “Let’s Do It Kosova” për organizimin dhe u zotua se do të vazhdojë përkrahjen e nismave të tilla në të ardhmen.

Po ashtu, premtoi se komuna do të angazhohet edhe më tej në vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë e mjedisit të pastër si dhe përmirësimin e shërbimeve për banorët e kësaj komune.

Aksioni u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Drejtorinë e Kulturës, ndërsa me makineri dhe punëtorë në aksion kontribuuan edhe KMR “Pastërtia” dhe Kompania private NTP “Ardhmëria”.

Organizata të shumta lokale iu bashkuan këtij aksioni, në mesin e të cilave: Shoqata e Peshkatarëve “Salmoni”, Kryqi i Kuq dhe Klubi i Hendbollit të femrave “Vjosa”.

Drejtori Ekzekutiv i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj tha se lumi “Shtimjana” do të duhet të ishte atraksion për të gjithë dhe të shfrytëzohej për piknik apo aktivitete të tjera, e jo për hedhje të mbeturinave.

“Ju bëj apel qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm për mjedisit. Por, në anën tjetër kërkoj edhe nga ndërmarrjet që të shtojnë kujdesin për këtë lumë, por edhe për pjesë të tjera të qytetit”, tha Hasanaj.

Let’s Do It Kosova nëpërmjet një komunikate njofton se edhe më tej do të vazhdojnë aktivitetet në kuadër të projektit “Let’s Do It Legal”, ku të martën më 25 korrik do të mbahet tryeza e radhës në Ferizaj me akterët përgjegjës për mjedisin.

E PREMTE, 21 KORRIK 2017 16:38 | KOSOVAPRESS

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Kalo në kategori