LAJMI I FUNDIT:

“Larg sysh – larg zemrës” – e vërtetë apo mit?

“Larg sysh – larg zemrës” – e vërtetë apo mit?

Lidhjet nga largësia vijnë me një sërë problemesh dhe vërtet nuk është lehtë dhe e thjeshtë të mbahen. Pamundësia e ndarjes së çasteve të përbashkëta mund të sjellë në atë gjendje që të bëheni të pikëlluar dhe t’ju shkaktojë depresion. Mirëpo, megjithatë, ekziston “një dritë në fund të tunelit”.

Si ta mposhtni paragjykimin “larg sysh – larg zemrës” dhe të tregoni që dashuria e vërtetë dhe e sinqertë megjithatë gjithmonë triumfon?

Bisedoni me partnerin


Bisedoni sinqerisht me partnerin tuaj për ardhmërinë, madje edhe nëse jeni të sigurt që gjërat tani janë në rregull dhe nëse jeni mësuar me mënyrën e këtillë të jetesës, transmeton Telegrafi.

Komunikoni rregullisht

Tani jetojmë në kohën kur teknologjia është shumë e avancuar dhe ekzistojnë mënyra të shumta komunikimi.

Zgjidhni njërën (apo edhe disa) dhe në mënyrën sa më të mirë shkurtoni kohën deri te takimi i ardhshëm me personin e dashur.

Bëni përpjekje

Përpiquni që të takoheni sa më shpesh që të jetë e mundshme. Deri sa jeni larg njëri-tjetrit, përpiquni që të bashkëpunoni në disa gjëra. Për shembull, shikoni njëkohësisht të njëjtin film dhe nëpërmjet skype-it apo mënyrave të tjera komentoni ngjarjet që zhvillohen në film, aktorët që i adhuroni, etj., qeshni apo pikëllohuni bashkërisht.

Bëni surprizë me ndonjë letër apo dhuratë të cilën postieri do t’ia dërgojë deri në derën e banesës së tij.

Jetoni jetët tuaja

Jetët tuaja mos ia fshihni njëri-tjetrit: kohë pas kohe tregoni ku keni qenë, çka keni punuar dhe kë keni takuar.

Në këtë mënyrë, edhe pse fizikisht jeni të ndarë, do të keni ndjenjën që jenë pjesë e jetës së partnerit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori