LAJMI I FUNDIT:

Lansohet platforma për rezervime online

Lansohet platforma për rezervime online

Platforma për rezervime online, me theks të veçantë për akomodime në Kosovë, lansohet sot duke filluar në ora 11:00 .

Platforma Rezervimi.com është platforma më e avancuar në vend që ofron shërbime të tilla.


Në këtë eveniment do të bëhet prezantimi i platformës, funksionimin e saj dhe mundësitë e shumta që i ofron.

Platforma Rezervimi.com është projekt i zhvilluar nga kompania PR Solutions, projekt i cili është përkrahur nga programi PPSE, organizata zvicerane Swisscontact.

Rezervimi.com është platformë e cila ofron rezervime online të hoteleve, moteleve apo hosteleve. Faqja synon të dixhitalizojë rezervimet në Kosovë duke e bërë kështu vizitën në Kosovë shumë më të lehtë. Po ashtu qëllimi i Rezervimi.com është edhe promovimi i turizmit në Kosovë, duke u mundësuar vizitorëve dhe bizneseve të sjellin kërkesën dhe ofertën përmes teknologjisë së lartë dhe duke ofruar produkte të qëndrueshme mjedisore, të cilat shërbejnë në fusha të ndryshme të turizmit. /Telegrafi/