LAJMI I FUNDIT:

Lansohet Bluetooth 5, standardi i ri i komunikimit me Bluetooth

Lansohet Bluetooth 5, standardi i ri i komunikimit me Bluetooth

Bluetooth Special Interest Group ka bërë lansimin zyrtar të Bluetooth 5, standardin e ri të mjetit të komunikimit.

Me fjalë të tjera, Bluetooth 5 do të vijë në pajisjet teknologjike gjatë muajve të ardhshëm dhe do të sjell shpejtësi 2 herë më të lartë dhe shtrirje 4 herë më të gjerë.

Poashtu, kapaciteti i transferit të dokumenteve është rritur në 2mbps, nga limiti 1mbps që ekzistonte në teknologjinë paraprake, Bluetooth 4.2.

“Përmirësimet kryesore të Bluetooth 5 përfshijnë diapazonin më të madh, shpejtësi më të lartë dhe kapacitet më të gjerë për mesazhe së bashku me operacion më të mirë me teknologjitë tjera pa tela.” – thuhet në deklaratën zyrtare për media.