LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini Huracan Performante, ka shënuar një rekord në pistën e garave (Video)

Lamborghini Huracan Performante, ka shënuar një rekord në pistën e garave (Video)

Prodhuesi italian i veturave Lamborghini, e ka lansuar një video të shkurtër, që njofton për rekordin e ri që do ta shënojë modeli i ri.

Në filmimin që mund ta shihni më poshtë, shfaqet Huracan Performante me shtresën për kamuflazh, që lëvizë nëpër pistën e Nurburgring të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.


Nuk bëhet e ditur se çfarë rekordi ka arritur, në këtë shteg të gjatë afro 21 kilometra, por besohet të jetë shumë i lartë për një kohë të shkurtër.

Përformacën do ta shohim më 23 shkurt, kur njëherësh pritet të behët edhe lansimi i këtij modeli. /Telegrafi/