LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini Gallardo kaplohet papritmas nga flakët, bëhet për skrap (Video)

Lamborghini Gallardo kaplohet papritmas nga flakët, bëhet për skrap  (Video)

Derisa po lëvizte në një rrugë në Washington të Shteteve të Bashkuara, një Gallardo Superlagera është mbuluar nga tymi, për çka shoferi ndalet në skaj të rrugës.

Pak momente më vonë, Lamborghini është përfshirë nga flakët që janë përhapur me shpejtësi dhe e kanë shkrumbuar veturën në tërësi, transmeton Telegrafi.


Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit, që e kanë fikur zjarrin.

Zyrtarët e kompanisë kanë nisur hetimet për të zbuluar se si ndodhi ky aksident i papritshëm në super-veturën që nuk kishte pasur ndonjë dëmtim. /Telegrafi/