LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini Aventador dhe jahti që ngjan me të – në shitje për dy milionë euro (Foto)

Lamborghini Aventador dhe jahti që ngjan me të – në shitje për dy milionë euro (Foto)

Janë vënë në shitje përmes internetit, Lamborghini dhe jahti luksoz që ngjan me modelin Aventador e që së bashku kushtojnë dy milionë euro.

Lundra e gjatë 16 metra mund të lëviz me shpejtësi deri në 300 kilometra në orë, pasi shumica e pjesës së jashtme i është punuar nga metali i lehtë me fibra karboni, transmeton Telegrafi.

Shumica e elementeve të barkës luksoze janë të njëjta me Lamborghinin, si timoni, tabela e përparme, ulëset, altoparlantët dhe dukja e pjesës së jashtme.

Në anën tjetër, Aventador që shitet së bashku me të, mund të arrijë shpejtësi deri në 350 kilometra në orë. /Telegrafi/