LAJMI I FUNDIT:

Lajm i mirë: Nuk ka më rrezik për konsumimin e mishit të lopëve

Lajm i mirë: Nuk ka më rrezik për konsumimin e mishit të lopëve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka shfuqizuar vendimin për mbylljen e tregjeve të kafshëve në të gjitha Komunat e Republikës se Kosovës datë 24.06.2016, i cili është marrë si mase preventive për parandalimin e përhapjes se Sëmundjes Gungore te Lëkurës tek kafshët e llojit të Gjedhit.

“Tani pas vaksinimit masiv të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit dhe kalimit të afatit kohor për tu fituar imuniteti i plotë tek kafshët ndaj sëmundjes. AUV do të lejoj funksionimi e tregjeve dhe lejimin e lëvizjes se kafshëve.

Pasi është bërë monitorimin i kryerjes se vaksinimit, dhe vlerësimi i situatës së zhvillimit të kësaj sëmundje”, thuhet në njoftimin për media.

Më tej AUV ka theksuar se bazuar në të dhënat nga tereni, sipas statistikave të rasteve të raportuara ka rënë numri i rasteve të ngordhjes se kafshëve ne minimum dhe vaksina ka dhënë efektin e vet.

“Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve e AUV-së ka rekomanduar që mund të lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve. Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së bazuar në këtë rekomandim, ka nxjerr vendim për shfuqizimin e pikave të vendimit paraprak, me të cilin, lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve të kafshëve në gjithë territorin e Republikës se Kosovës”, thuhet në njoftim./Telegrafi/