LAJMI I FUNDIT:

Lajçi gati për të shkruar historinë

Lajçi gati për të shkruar historinë

Kosova në shtator mund të ketë një kampion evropian në automobilizëm. Këtë sukses, që nuk e ka arritur asnjë shqiptar më herët, e synon Shkëlzen Lajçi me Mitsubishin e tij.

Shkëlzen Lajçi synon të shkruajë historinë në auto sportin e Kosovës.  Ai beson se mund ta fitojë titullin e kampionit në automobilizëm, sukses që nuk e ka arritur asnjë shqiptar më herët. “Synimi im është të fitoj titullin e kampionit që në vitin e parë. Do të garoj në Grupin N, Divizioni 2, që është niveli më i lartë i garave në EHC (European Hill Cllimb – Championship). Është hera e parë që një shqiptar nga Kosova, por edhe nga Shqipëria merr pjesë në këtë nivel garash. Jam i vetëdijshëm që konkurrenca është tejet e fortë, por jam optimist se këtë sfidë do ta përfundoj me sukses dhe në shtator do ta festoj titullin”, është shprehur Lajçi.

Deri në garën e parë ka mbetur më pak se një muaj, ndërsa ai shprehet i gatshëm për këtë aventurë. “Gara e parë zhvillohet më 22 e 23 prill në Austri, pastaj në radhë janë garat në Spanjë dhe Portugali. Unë jam i gatshëm, shpresoj të mos kem problem as me sigurimin e vizës në mënyrë që të kem një nismë të mbarë”, ka theksuar Lajçi.

Në kalendarin e Kampionatit Evropian janë 12 gara dhe pjesëmarrja në to sigurisht që nuk është aspak e lehtë të përballohet as në aspektin financiar. “Momentalisht nuk kam sponsor. Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) më ka ndihmuar me një shumë, e cila besoj që mjafton për katër garat e para, e deri atëherë shpresoj të siguroj një sponsor për të siguruar zgjidhje më afatgjate. Në këtë drejtim dua ta falënderoj kryetarin Ismet Rexhepi për përkrahjen e madhe që më ka dhënë”, shprehet Keni.

E, për të marrë pjesë në këtë nivel të garave, sigurisht që edhe vetura duhet të jetë e veçantë. Mitsubishi EVO 9 i tij është i tillë, sepse për këtë ia ka bërë hyzmetin. “Investimet në veturë kapin shifrën mbi 60 mijë euro. Besoj që gjithçka do të jetë në rregull. Në sport rëndësi ka edhe fati, prandaj shpresoj që edhe ai të jetë me mua”, ka thënë Lajçi në fund.

Ndërsa, kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi ka theksuar se Lajçi do ta ketë përkrahjen e Federatës për aq sa lejojnë mundësitë. “Është mirë që garuesit tanë mund të paraqiten në gara ndërkombëtare të barabartë me garuesit e të gjitha vendeve tjera. Ne jemi në pritje që Ministria të ndajë buxhetin për federata ashtu sikur në vitin e kaluar. Një pjesë e atyre mjeteve do të jenë për përkrahjen e Lajçit në Kampionatin Evropian, ndërsa një pjesë tjetër për dy garues tjerë që me gjasë do të paraqiten në garat e CEZ-it”, është shprehur Rexhepi.

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori