LAJMI I FUNDIT:

Lagjja Qershia me konceptin smart home (Foto)

Lagjja Qershia me konceptin smart home (Foto)

A keni dëgjuar ndonjëherë për konceptin “Smart Home”? Një koncept i ri qe ju mundëson të kontrolloni shtëpinë tuaj kudo që jeni. Në të vërtët një shtëpi e mençur është një shtëpi të cilën ju mund ta kontrolloni prej ngado që jeni, të ndalni nxemjen e shtëpisë, të kontrolloni klimatizimin, ujin dhe shumë funksione të tjera. Këto janë shtëpi të cilat juve do të ju lehtësojnë jetën duke e bërë të mundshme të ndjeheni të sigurt duke kontrolluar shtëpinë në cdo kohë dhe vend. Disa nga pëparësitë kryesore të shtëpive të mençura janë:

foto-per-artikull

Kontrolli në duart tuaja në çdo vend dhe në çdo kohë
Të gjitha pajisjet shtëpiake janë të lidhura në një vend për tu kontrolluar nga dora juaj. Koncepti smart home mundëson që ju të kontrolloni ujin, rrymën, klimatizimin e shtëpisë dhe shumë mundësi të tjera më anë të telefonit tuaj nga çdo vend dhe në çdo kohë duke ju mundësuar të keni çasje në shtëpin tuaj pa humbur kohë fare.

artikull-2

Siguria e shtëpisë është më e rëndësishmja dhe këtë ju mundëson koncepti “smart home”. Ju nuk keni nevoje të mbani brengë nëse e keni ndalë furrën apo klimatizim e shtëpisë, të gjitha këto ju mund ti bëni përmes telefonit tuaj. Ju do të mund të kontrolloni kamerat në shtëpin tuaj dhe në të njëjtën kohë të aktivizoni alarmet e shtëpisë në rast se keni harruar.

artikull-1

Efiçiencë në shpenzim të energjisë – nëse keni harruar të ndalni ndonjërën nga pajisjet shtëpiake atëhere këtë mund ta bëni përmes telefonit tuaj duke mundësuar siguri për shtëpinë tuaj dhe në të njejtën kohë të zvogloni shpenzimin e energjisë pa nevojë. Përmes kontrollimit ju siguroheni që asgjë ska mbetur e ndezur në shtëpinë tuaj dhe në këtë mënyrë ju zbrisni faturat e komunalive në fund të muajit.

Mos mendoni që kjo është vështirë të bëhet realitet pasi që lagjja Qershia në Prishtinë ju ofron shtëpi moderne me të njejtin koncept “smart home”. Lagjja me lokacion në Veternik numron 130 shtëpi me tipin A (200m2) B (202m2) dhe C (249m2).

Për më shumë klikoni KËTU

artikull