LAJMI I FUNDIT:

Lagjja e “Sahat Kullës” në Çair ende në terr

Lagjja e “Sahat Kullës” në Çair ende në terr

Nëse gjatë ditës në rrugën “Petre Gjeorgjiev” në Komunën e Çairit, ballafaqohesh me një kaos të paparë në komunikacion, brenda natës banorët e lagjes së Sahat Kullës dhe atyre që gravitojnë përreth përballen me një errësirë të plotë, shkruan gazeta KOHA.

Ndonëse në këtë rrugë zyrtarisht funksionojnë disa institucione fetare dhe arsimore, siç janë Bashkësia Fetare Islame dhe shkolla fillore “Kongresi i Manastirit”, prapë se prapë kjo nuk është arsye që sistemi i ndriçimi të riparohet. Qytetarët e kësaj ane të Shkupit, e cila llogaritet si një prej lagjeve më të vjetra në kryeqendër, shprehen të zhgënjyer nga kaosi urban që mbizotëron në lagjen e tyre.


Ndriçimi i vetëm i rrugës “Petre Gjeorgjiev” gjatë orëve të mbrëmjes, sipas rrëfimeve të banorëve, kohëve të fundit bëhet vetëm nga vitrinat e shitoreve. Sistemi jashtëfunksional i ndriçimit, njëherësh ka ndikuar që të shtohen edhe vjedhjet në këtë rrugë. Si pasojë e anarkisë që është prezent në këtë rrugë, banorët thonë se disa herë ka pasur tentime për vjedhjen e dyqaneve përreth, ndërsa më së rëndi ka pësuar barnatorja e vetme në këtë lagje.

Krahas vozitësve, të cilët e kanë problem të qarkullojnë gjatë natës në rrugën “Petre Gjeorgjiev”, problemi më i madh ju paraqitet këmbësoreve, gjegjësisht nënave me karroca, të cilët përveç bllokimit të trotuareve, ato hasin edhe në rrugë tërësisht të errësuar. Duke e komentuar gjendjen aktuale me ndriçimin, kryetari i Këshillit Komunal në Çair, Zahir Bekteshi, për gazetën KOHA thotë se rrjeti i ndriçimit në Komunën e Çairit në përgjithësi funksionon mirë, mirëpo nuk përjashtohen mundësitë që në rrugë të caktuara të ketë probleme.

“Sistemin e ndriçimit të rrugëve dhe rrugicave në Komunën e Çairit e kemi të dhënë me koncesion. Kështu që besoj se bëhet fjalë për ndonjë problem të vogël, siç janë djegia e ndonjë trafostacioni apo në pyetje është ndërrimi i llambave ndriçuese. Sidoqoftë, ne i mirëpresim reagimet e qytetarëve dhe denoncimet e tyre. Ky problem shpresoj se brenda një afati të shkurtër kohor do të zgjidhet. Në këtë mënyrë, ditë më parë problem me ndriçimin pati edhe rruga “Mendeleva” në lagje e Gazi Babës, por me intervenimin e ekipeve të EVN-së kjo pjesë e Çairit përsëri ka ndriçim”, thotë Bekteshi.

Mes tjerash ai, thekson se angazhimi i tij në komunë është i përditshme dhe në këtë mënyrë apelon që për çdo ankesë – banorët e Çairit t’i drejtohen atij. Jo shumë larg rrugës “Mendeleva”, për të cilën autoritet e Komunës së Çairit thonë se pas denoncimeve të qytetarëve e kanë riparuar sistemin e ndriçimit, në lagjen e Gazi Babës gjendet edhe rruga “Stojna Stevkova”, e cila e lidhet me rrugën kryesore “Cvetan Dimov” dhe e cila më pas të shpie deri te Qendra për pranimin e emigrantëve. Megjithatë, dy-tre javë të plota edhe kjo rrugë – pas perëndimit të diellit, gjendet në errësirë të plotë.

Me këtë rast, Bekteshi premtoi se urgjentisht do të iniciohet procedurë për shqyrtimin dhe zgjidhjen e këtij problemi. Ai, mes tjerash thekson se qytetarët duhet të jenë më aktiv në denoncimin e problemeve të kësaj natyre, respektivisht paraqitjen e defekteve të tilla ta bëjnë në adresë të duhur.

Ndryshe, përkundër faktit se Komuna e Çairit është njëra prej komunave më të dendura në rajon dhe më gjerë, zgjidhja e problemeve urbane nuk paraqet utopi, mirëpo fatkeqësisht mungesa e shoqërisë civile dhe aktiviteteve qytetare ka ndikuar që raportet qytetarë-komunë dhe anasjelltas të jenë në një nivel tejet të ulët, për të mos thonë inekzistent.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori