LAJMI I FUNDIT:

Laburistët kundër planit për Brexit

Laburistët kundër planit për Brexit

Laburistët në Britani deklarojnë se do ta “grisin” planin e kryeministres May për realizimin e “Brexit” dhe se në mënyrë të njëanshme do të garantojnë të drejtat e qytetarëve të BE-së nëse vijnë në pushtet në zgjedhjet e parakohshme.

Ministri hije për Brexit, siç njihet ndryshe dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, Keir Starmer deklaroi se laburistët do të insistojnë për një marrëveshje ndryshe, që i jep prioritet vendeve të punës dhe të drejtave të punëtorëve.

Gjithashtu, ata do të kërkojnë një ujdi për marrëveshjet e periudhës tranzitore, për të lehtësuar largimin e Britanisë në vitin 2019. Nga ana e tyre, konservatorët deklarojnë se ata kishin një plan të qartë për daljen nga Unioni, transmeton TCH.

Në prag të vizitës në Uells, që do të shënojë dhe hapjen e fushatës elektorale, kryeministrja May tha se vota për Brexit duhet të kishte qenë një “thirrje për zgjim për një gjeneratë politikanësh që i kanë marrë qytetarët për të mirëqenë për shumë kohë, por që ndërkohë partitë e tjera kishin mbyllur dyert”.

Konservatorët shpresojnë t’i rrëmbejnë laburistëve ulëset në Parlament më 8 qershor, në ato zona që votuan për largimin nga BE, përfshirë këtu Midlends, si dhe ato në veri-lindje e veri-perëndim të Anglisë dhe përtej Uellsit.

Në referendumin e vitit të kaluar, laburistët votuan për qëndrimin në Union.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori