LAJMI I FUNDIT:

La punën dhe 200 dollarët e fundit i investoi në një biznes në internet, për tre muaj u bë milioner – kurse sot nuk di çfarë të bëjë më paratë (Video)

La punën dhe 200 dollarët e fundit i investoi në një biznes në internet, për tre muaj u bë milioner – kurse sot nuk di çfarë të bëjë më paratë (Video)

Trevor Chapman 33-vjeç ka punuar si përfaqësues i një kompanie që merret me shitjen e paneleve solare, ku si pasojë i angazhimeve të shumta nuk kishte edhe aq shumë kohë për familjen e tij.

Kështu një ditë vendosi të heq dorë nga kjo punë dhe të fillojë një biznes në internet, në të cilin i investoi vetëm 200 dollarë, kurse për tre muaj ka arritur të fitoj milionin e tij të parë, transmeton Telegrafi.

Chapman shet gjësende të ndryshme kineze duke filluar nga fluturat antistresuese ndryshe të njohura si fidget spinner, shtretër me ajër e deri tek pantallonat e punës, të gjitha këto që mund të blihen edhe në vende tjera të botës. Megjithatë, ai me kohë e kishte kuptuar se tregtia në internet më shpejt para.

“Duhet të punoni, si në çdo vend tjetër të punës, por nuk keni nevojë të hiqni dorë nga vendi i punës me orar të plotë”, ka deklaruar ai.

Chapman kishte blerë një domain për vetëm 2.99 dollarë, kurse ueb-faqja e tij ishte lansuar më 11 nëntor të vitit të kaluar, dhe në Facebook investonte çdo ditë nga 100 dollarë për një reklamë.

Në fillim të këtij viti dyshekët me ajër u bën sensacion në internet, dhe natyrisht se Chapman filloi t’i blejë në Kinë nga ueb-faqja Alibaba, për pesë dollarë dhe i shiste për 60.

Por me kalimin e ditëve vuri kontakte të drejtpërdrejta me disa kompani në Kinë. Dhe kështu, ai nuk kishte nevojë më të merret me procese të zgjatura të porosive.

Ndërkaq për punët me klientë ai ka punësuar dhjetëra persona në Filipine, të cilët i paguan 700 dollarë në muaj. /Telegrafi/