LAJMI I FUNDIT:

Ky truk me maskara do t’ju shndërrojë në divë glamuroze për vetëm tre sekonda

Ky truk me maskara do t’ju shndërrojë në divë glamuroze për vetëm tre sekonda

Kur një yll hollivudian dhe gjithsesi njëra ndër femrat më të bukura të botës trukun e vet e ndan me adhurueset e veta, dhe vetvetiu me të gjitha femrat e botës, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm t’i hapim veshët dhe sytë.

Fjala është për Jessica Alba-n, aktore e cila fare pa grim duket tepër e bukur, por e cila për raste të veçanta dëshiron që të rregullohet gjithsesi.


Sekreti i saj është i lidhur me produktin pa të cilin shumica e femrave nuk dalin nga shtëpia, pra fjala është për maskaranë, transmeton Telegrafi.

E gjitha që ju duhet është maskara të cilën gjithsesi e përdorni, mirëpo tani duhet që ta përdorni në një mënyrë pak më ndryshe se sa që e keni bërë deri tani.

j

Në vend që këtë shkopth magjik ta kaloni nëpër qerpikë në mënyrë të qetë, përpiquni të kundërtën: mbani qetë brushën dhe drejt dhe kaloni qerpikët tuaj nëpër të!

Jessica kështu vë maskara për shkak që mendon që për duart jostabile ky produkt kryesisht i zi mund të lyhet nëpër kapakë të syve dhe përreth, mirëpo kur mbani brushën në vend (pa e lëvizur) – mund të arrini shumë më tepër nga ky produkt i adhuruar për grim.

Me fjalë të tjera, lërini qerpikët të bëjnë punën e vet! /Telegrafi/