LAJMI I FUNDIT:

Ky është i vetmi artikull më i rrezikshëm PËR FEMRAT SHTATZËNË, por që rregullisht e hanë!

Ky është i vetmi artikull më i rrezikshëm PËR FEMRAT SHTATZËNË, por që rregullisht e hanë!

Femrat në shtatzëni marrin listën komplet të artikujve të cilët nuk bën t’i hanë, dhe ky është njëri ndër më të rrezikshmit.

Njëra nga gjërat të cilat shtatzënat assesi nuk do të duhej t’i hanin janë djathërat e butë.


Më parë është menduar që do të duhej t’i shmangnin në muajt e fundit të shtatzënisë, por studimi më i ri konstaton që ata janë të dëmshëm që nga fillimi i shtatzënisë.

Studiuesit e universitetit Wisconsin-Madison (Shkolla e Mjekësisë Veterinare), kanë zbuluar që konsumimi i djathërave të buta dhe të yndyrshëm paraqet faktor serioz të rrezikut që në fillim të shtatzënisë.

Bakteri i quajtur listeria, i cili shkakton dështimin, gjendet në këta djathëra, transmeton Telegrafi.

Listeria mund të sulmojë placentën e femrës, si edhe mbështjellësin e mitrës dhe ndikon që trupi të refuzojë fekondimin e vezoreve të saj.

Personat e sulmuar nga ky bakter kanë simptoma të ngjashme me gripin dhe mund të kenë ethe, dhembje, të vjella dhe diarre.

Këto simptoma mund të kalojnë pa u vënë re dhe kjo përbën një rrezik të madh për gratë shtatzëna.

Ushqimet tjera që mund të përmbajnë këtë baktere janë pastetat, gjalpi, salsiçet, proshuta, salmoni i tymosur.

Baktere të tilla kalojnë nga kafshët te njeriu nëpërmjet produkteve të mishit apo bulmetit dhe gratë shtatzëna janë ndër të parat që rrezikohen.

Nëse jeni të shqetësuara në lidhje me këtë, kontaktoni mjekun tuaj në mënyrë që të siguroheni. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori