LAJMI I FUNDIT:

Ky është senatori katalonas që kërkoi në Senatin e Spanjës njohjen e Kosovës (Video)

Ky është senatori katalonas që kërkoi në Senatin e Spanjës njohjen e Kosovës (Video)

Senatori Jordi Martí ka kërkuar nga Spanja njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe njohjen e pasaportave të Kosovës, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës tu lejohej futja në Spanjë, në rast të liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian.

Jordi Marti është senatori spanjoll i cili ngriti sot zërin në Senatin e Spanjës për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Spanja.


Marti, i cili është senator që nga viti 2015, ka dorëzuar në Senat një mocion për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Spanja, derisa ka arsyetuar nismën e partisë së tij, E Majta Republikane e Katalonisë (ERC).

Ky mocion për njohjen e Kosovës megjithatë u hodh poshtë në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit spanjoll, me votat e Partisë Popullore të Spanjës dhe Partisë Socialiste të Punëtorëve të Spanjës.

Senatori Jordi Martí ka kërkuar nga Spanja njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe njohjen e pasaportave të Kosovës, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës tu lejohej futja në Spanjë, në rast të liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian.

Ai bëri thirrje gjithashtu për mbështetjen e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe për anëtarësimin e Kosovës në këtë organ, njofton Insajderi.

Marti kujtoi para Senatit të Spanjës se vetëm pesë vende të BE-së – Qiproja, Rumania, Greqia, Sllovakia dhe Spanja – nuk e njohin Kosovën dhe se Parlamenti Evropian së fundmi ka miratuar një projektrezolutë për njohjen e Kosovës me 403 vota pro dhe 103 kundër.

“Kjo kërkesë nga BE-ja rrit presionin mbi shtetin spanjoll dhe gjithashtu presionin mbi gatishmërinë e saj për të ndihmuar në normalizimin dhe stabilizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shtoi Marti.

Jordi Martí Deulofeu, i lindur më 1977 është një politikan katalunas, shtetas spanjoll, i cili mban pozitën e kryetarit të komunës së Sant Pere Pescador dhe është senator në Senatin e Spanjës nga radhët e partisë së Majtë Republikane të Katalonisë.

Ai ka diplomë në Shkenca Politike dhe Administratë, me një master për menaxhim.

Në zgjedhjet e përgjithshme të viteve 2015 dhe 2016 ai u zgjodh senator për krahinën e Gironas si kandidat i pavarur në radhët e partisë së Majtë Republikane të Katalonisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori