LAJMI I FUNDIT:

Ky është plani i Korab Sejdiut për Demarkacionin

Ky është plani i Korab Sejdiut për Demarkacionin

Për një kohë të gjatë, çështja e zgjidhjes së këtij problemi ka qenë temë kryesore e diskutimit në diskursin politik të partive politike. Mospajtimi në formën se si është trajtuar ky proces, ka bërë që në institucionet tona publike të hudhet edhe gaz lotsjellës.

Në këtë pikë, Sejdiu, kandidat nga Koalicioni LDK-AKR-ALT me numrin 31, ka shpalosur vizionin e tij të daljes nga kjo situatë e palakmueshme për qytetarët e Kosovës.


Sipas tij, është e domosdosshme që ne të përqendrohemi në çështjet që krijojnë zhvillim ekonomik, promovim të pozitës së grupeve të marxhinalizuara dhe forcim të bazës ligjore mbi të cilin ndërtohet e Drejta në Republikën e Kosovës.

Por që kjo të arrihet, gjithmonë sipas tij, ne duhet të e përfundojmë një herë e mirë demarkimin me Malin e Zi. Por ky proces sipas tij duhet të jetë i kujdesshëm dhe që “Asnjë centimetër tokë e Republikës së Kosovës të mos i falet askujt”.

Korab Sejdiu theksoi që është vitale që secili hap përgjatë këtij procesi të koordinohet me Malin e Zi, si një shtet aleat tonin dhe njëkohësisht të bashkërendohen të gjitha faktet që procesi të jetë i pranueshëm nga të dy shtetet.

“Ky proces do të mund të asistohej nga Bashkimi Evropian”, thotë zoti Sejdiu.

“Më tutje, duhet ndërtuar një koncenzus i përgjithshëm i skeptrit tonë politik në mënyrë që interesat tona vitale të mos cenohen”, vazhdoi ai.

“Nëse asnjëra formë nuk funksionon, atëherë duhet të përdorim opsionin tonë të fundit. Do të duhej t’a dërgojmë çështjen në Arbitrazh Ndërkombëtar që kjo punë të zgjidhet një herë e mirë”, theksoi ai në vazhdim.

Në fund, ai sqaroi që nëse do të përdoret Arbitrazhi Ndërkombëtar për zgjidhjen e problemit, do të duhej një “përcaktim i qartë i Detyrave dhe Metodologjisë për Panelin e Arbitrazhit”