LAJMI I FUNDIT:

Ky është hoteli më i ri në Turqi, investimet kalojnë 40 milionëshin (Foto/Video)

Ky është hoteli më i ri në Turqi, investimet kalojnë 40 milionëshin (Foto/Video)

Turizmi në Turqi është vazhdimisht në ngritje në dekadën e fundit. Po ashtu edhe numri i turistëve nga Kosova të cilët i kalojën pushimet verore atje ka shkuar duke u rritur nga viti në vit.

Kërkesat e turistëve për të përjetuar një eksperiencë të re ka bërë që në Antalya të investohet edhe për ndërtimin e një hotel të ri, me emrin “Bosphorus Sorgun Hotel”.

Telegrafi në bashkëpunim me MaxTravel sjellin pamje nga ky hotel ende pa u hapur e në të cilin ky ende nuk ka bërë gjumë askush.

“Bosphorus” ka një stil tejet unik, Hoteli ka 455 dhoma, 424 janë dhoma standarde, 28 suita dhe 3 dhoma për persona me nevoja të veçanta.
Restaurantet e këtij hoteli kanë një kapacitet prej 1200 mysafirëve, 900 persona në restaurantin e mbyllur dhe restauranti i hapur ka një hapësirë prej 250 personave që mund të ushqehen në të njëjtën kohë.

I ndërtuar në bregun e detit dhe lumit Manavgar, hoteli Bosphorus Sorgun është në rajonin i cili rrethohet me të gjitha bukuritë natyrore të Mesdheut në Side, Antalya!

Telegrafi dhe MaxTravel gjatë sezonës do të ju sjellin rekomandime të hoteleve të ndryshme për të ju japur ide se ku mund t’i kaloni pushimet gjatë kësaj vere.

Ndryshe, “Bosphorus Sorgun Hotel” ofron zbritje deri në 40 për qind për pushuesit nga Kosova dhe klientët e MaxTravel. Oferta vlen deri me datën 15 maj, mos e humbisni këtë ofertë të këtij hoteli super luksoz. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar