LAJMI I FUNDIT:

“Ky është Edin Dzeko i vërtetë”

“Ky është Edin Dzeko i vërtetë”

Edin Dzeko ka folur për formën e tij të mirë gjatë këtij sezoni.

Sulmuesi i Romës është duke përjetuar formë brilante në këtë fillim sezoni, duke bindur të gjithë për dallim nga sezoni i kaluar ku u kritikua mjaft shumë.


“Është e mahnitshme. Sezonin e fundit shënova tetë gola në total, ndërsa tani kam shënuar tetë gola në nëntë ndeshje”, ka thënë Dzeko për mediat italiane.

Roma 4-1 Palermo, notat e lojtarëve (Foto)
Lexo po ashtu Roma 4-1 Palermo, notat e lojtarëve (Foto)

“Ky është Edin Dzeko i vërtetë”, përfundoi sulmuesi boshnjak.

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt ishte futbollisti më i dalluar në fitoren e djeshme të Romës ndaj Palermos, ku shënoi një gol dhe një asistim. /Telegrafi/