LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi voton për ndarjen e mandateve

Kuvendi voton për ndarjen e mandateve

Parlamenti pritet të votojë sot rishpërndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit sipas formulës së vitit 2009. Ndarja e mandateve pritet të shkaktojë debate sot në sallën e Kuvendit mes mazhorancës dhe opozitës për shkak të qëndrimeve të kundërta për këtë çështje.

Mos gjetja e konsensusit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për miratimin e rishpërndarjes së mandateve, bëri që Kuvendi të miratojë formulën e vjetër të vitit 2009 të mandateve.

Me votimin e sotshëm, mandatet e Kuvendit për zgjedhjet e 23 qershorit do të kenë të njëjtën shpërndarje, siç është konfigurimi i Parlamentit sot.


Ndërkohë ashtu si edhe në çdo seancë tjetër edhe sot, në rendin e ditës të Kuvendit janë përfshirë edhe 3 ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian për marrjen e statusit të kandidatit.

Por opozita ka deklaruar më herët se nuk do t`i votojë këto ligje pa u zgjidhur më parë çështja e qarkut të Fierit.

Ndërkohë në lidhje me 3 ligjet e kërkuara nga Brukseli, javën e ardhshme vjen në Tiranë Komisioneri për zgjerimin në BE, Stefan Fyle, në një përpjekje të fundit për të mundësuar një rrugëzgjidhje për miratimin e tyre në Parlament. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori