LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Shqipërisë nis sot sesionin e ri

Kuvendi i Shqipërisë nis sot sesionin e ri

Kuvendi i Shqipërisë nis sot pasdite punimet e sesionit të fundit i kësaj legjislature, e cila mbyllet në muajin maj me shpërndarjen e parlamentit, për t’i hapur rrugën Kuvendit të ri që do dale nga zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Në seancën e parë hapëse deputetët do të miratojnë programin e punës për periudhën 16 janar–24 shkurt dhe kalendarin 3-javor për periudhën 16 janar–3 shkurt.

Gjithashtu, në seancë do të paraqitet dhe kalendari i raportimit vjetor në Kuvend tw organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.

Por ky fillim sesioni pritet të jetë ndryshe për opozitën, e cila ka paralajmëruar se do ta kushtëzojë prezencën e saj në Kuvend me pranimin nga mazhoranca të votimit elektronik, si mundësia e vetme që garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

Sesioni i ri parashikohet me një agjendë të ngjeshur pune, ku kryefjala e tij do të jetë realizimi sa më shpejt i reformës zgjedhore.

Një tjetër angazhim i Kuvendit lidhet me zbatimin e reformës kushtetuese, ku pritet ngritja e organeve të reja të drejtësisë, por dhe ndërhyrjet në rreth 40 ligje, që do te mundësojnë riorganizimin e institucioneve të sistemit gjyqësor në vend.

Mes çështjeve me interes, të mbartura nga sesioni paraardhës, është dhe dekreti i presidentit për rishqyrtimin në parlament të ndryshimeve në ligjin “Për menazhimin e integruar të mbetjeve”, që shkaktoi mjaft përplasje mes qeverise dhe shoqërisë civile, ku kjo e fundit u mbështet dhe nga opozita në argumentet e saj kundër këtij ligji. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori