LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi miratoi Ligjin për Akademinë e Drejtësisë

Kuvendi miratoi Ligjin për Akademinë e Drejtësisë

Kuvendi Kosovës, ka miratuar sot ligjin për Akademinë e Drejtësisë, të hartuar dhe sponsoruar nga Ministria e Drejtësisë.

“Përmes miratimit të këtij Ligji, Ministria e Drejtësisë dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm për avancimin e mëtejmë të legjislacionit të fushës së drejtësisë, në pajtim me standarde më të avancuara, për të garantuar një sistem transparent dhe llogaridhënës të drejtësisë në vendin tonë.


Sipas këtij Ligji, Instituti aktual Gjyqësor i Kosovës, do të avancohet në nivel të Akademisë dhe do të jetë institucion i pavarur dhe përgjegjës për ofrimin e trajnimeve dhe edukimin e lartë ligjor, ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve të sistemit gjyqësor dhe prokuroria”, thuhet në njoftimin për media.

Funksionet themelore të Akademisë së Drejtësisë do të jenë aftësimi për gjyqtarë dhe prokurorë, për stafin administrativ gjyqësorë dhe prokurorial, si dhe organizimin e trajnimeve të vazhdueshme për avancimin profesional të profesioneve të lira si avokat, noter, ndërmjetësues, përmbarues. Hartimi dhe finalizimi i këtij ligji është bërë në koordinim dhe bashkëpunim me të gjithë akterët relevant vendorë dhe ndërkombëtarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori