LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja pezullon “Vettingun”

Kushtetuesja pezullon “Vettingun”

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ligjin e “Vettingut” dhe do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për mendim për ligjin në fjalë para se të dalë vetë me një vendim përfundimtar për të.

Ky është vendimi i marrë nga trupa prej nëntë gjyqtarësh e gjykatës më të lartë në vend, pas shqyrtimit të ankimimit të dorëzuar në këtë institucion nga ana e Partisë Demokratike.


Krahas deklarimit të ligjit të “Vetting”-ut si antikushtetues, Partia Demokratike kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë pezullimin e zbatimit të ligjit dhe adresimi për një opinion nga ana e Venecias për të.

Për opozitën, ligji i Vlerësimit bie ndesh me Kushtetutën në disa aspekte. Ajo pretendon se organet e reja të vlerësimit vihen nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e Qeverisë, pasi telekomunikimet dhe të ardhurat financiare të anëtarëve të tyre kontrollohen në mënyrë periodike nga agjenci në varësi të Qeverisë, siç është Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Krahas opozitës, Kushtetueses iu drejtua edhe Unioni i Gjyqtarëve, që një ditë më parë kërkoi që kërkesa e tyre t’i bashkohet asaj të Partisë Demokratike si palë e interesuar.

Ligji i Vettingut u miratua më 30 gusht me 88 vota të mazhorancës, ndërkohë që opozita braktisi sallën. Ligji hyri në fuqi në heshtje, pasi Presidenti i Republikës, Bujar Nishani as e dekretoi dhe as e ktheu atë për rishqyrtim në Kuvend. Por një ditë pas hyrjes në fuqi, Partia Demokratike iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për pezullimin e ligjit dhe marrjen e një opinioni nga Venecia për të. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori