LAJMI I FUNDIT:

Kushtet e Listës Serbe, ata nuk do të hyjnë në Qeveri pa iu plotësuar ato!

Kushtet e Listës Serbe, ata nuk do të hyjnë në Qeveri pa iu plotësuar ato!

Pjesëmarrja ose jo e Listës Serbe në Qeverinë e ardhshme të Kosovës, do të varet nga plotësimi i kërkesave të këtij subjekti politik, thotë shefi i Zyrës për marrëdhënie me media i Listës Serbe, Igor Simiq.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ai theksoi se Lista Serbe, e cila si përfaqësuese e komunitetit serb ka fituar 9 ulëse në Kuvendin e Kosovës, është e gatshme të bisedojë dhe bashkëpunojë me të gjitha ato subjekte politike që përfaqësojnë shumicën shqiptare dhe që janë të gatshëm që t’iu qasen problemeve të pazgjidhura të komunitetit serb.


Megjithatë, Simiq thotë se, deri më tash, Lista Serbe nuk ka zhvilluar kurrfarë bisedimesh me subjektet politike parlamentare të shumicës shqiptare, lidhur me mundësitë eventuale të hyrjes në ndonjë koalicion që synon formimin e Qeverisë së re.

“Me aq sa di unë dhe mendoj që jam mjaft i informuar, deri më tash nuk ka pasur as bisedime zyrtare e as jozyrtare. Ne jemi të hapur për bisedime, por ajo që kërkojmë është në tavolinë dhe do të udhëhiqemi vetëm me këtë. Periudha kur përfaqësuesit serbë janë gënjyer në Prishtinë, ka mbaruar. Ne nuk mund të zgjedhim se kush do të jetë në Qeverinë e re, por mund të zgjedhim se a do të jemi në atë Qeveri ose jo”, tha Simiq.

Ai shton se Lista Serbe nuk do t’i vlerësojë partitë politike shqiptare në bazë të asaj se çfarë kanë thënë gjatë fushatës zgjedhore, por marrëdhëniet me to do të varet në bazë të asaj se cila do të jetë qasja e tyre ndaj serbëve dhe përfaqësuesve të tyre.

Sipas tij, Listës Serbe nuk i intereson se cili do të jetë numri i ministrive apo vendeve tjera të punës me kompetencë ekzekutive, por vetëm zgjidhjet konkrete që do lehtësonin jetesën e serbëve të Kosovës.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç thotë Simiq, mbetet kushti kryesor për hyrjen e përfaqësuesve të Listës Serbe në Qeverinë e re të vendit.

Sipas tij, ekzistojnë edhe një numër i madh i kërkesave që dalin nga problemet që kanë serbët e Kosovës, sikurse furnizimi i barnatoreve me barëra dhe mjete mjekësore, sidomos në veri të Kosovës, si dhe furnizimi me tekstet mësimore dhe dokumente të tjera, të cilat siç thotë ai, shpeshherë janë ndaluar në vendkalimet kufitare.

“Bashkësia e komunave serbe është kurora e të gjitha kërkesave tona, nga të cilat nuk do të tërhiqemi as një milimetër. Përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë dhe të ekipit bisedues kanë përsëritur disa herë që kjo është e pashmangshme për çfarëdo marrëveshje. Kjo vlen edhe për ne”.

“Të gjitha vendimet, ne do t’i marrim në marrëveshje me Beogradin dhe nga kjo nuk tërhiqemi. Jemi të gatshëm të bisedojmë, ta ndajmë bashkë përgjegjësinë për vendimet e ndryshme, por nuk jemi të gatshëm që ta rishikojmë çfarëdo marrëveshje që është arritur në Bruksel, sikurse ajo për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe, që do të duhej ta përmirësojë jetën e qytetarëve në këtë hapësirë”, tha Simiq.

Kushtetuta e Kosovës ua garanton komuniteteve pakicë përfaqësimin në Qeverinë e Kosovës, por Simiq thotë se kjo është një zgjidhje nominale dhe se Lista Serbe, e cila përfaqëson komunitetin serb, nuk synon dhe nuk do të hyj në Qeverinë e re me çdo kusht.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori