LAJMI I FUNDIT:

Kush do t’i verifikojë shkeljet kushtetuese nëse jo ligji?

Kush do t’i verifikojë shkeljet kushtetuese nëse jo ligji?

Maqedonia është në një krizë të thellë politike gati tre vite, edhe atë për vetë faktin, si sot para një viti Gjorge Ivanov aboloi politikanë dhe zyrtarë të pozitës dhe opozitës, me arsyetimin për ruajtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore si dhe e vetmja mënyrë për dalje nga kriza. Por kjo nuk rezultoi kështu, sepse vendi u thellua edhe më shumë në krizë. Deri më tani janë bërë disa shkelje nga kryetari Ivanov, që nga abolimi e deri te mosdhënia e mandatit Zoran Zaevit, kryesues për formimin e shumicës dhe i njëjti të ketë të drejtën për të formuar Qeverinë e re.

Kush do t’i verifikojë shkeljet Kushtetuese prej te kryetari Ivanov e deri tek të hetuarit e PSP-së? Nëse jo Ligji atëherë kush? Për këtë Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar ekspert juridik dhe opinionistë politik.

Profesoresha universitare Besa Arifi dhe eksperte juridike, thotë se e vetmja formë që mund të shqyrtojë shkeljet kushtetuese është Prokuroria Publike.

‘Fillimisht institucionet duhet të fillojnë të funksionojnë, ndryshe nuk ka kush i verifikon ato shkelje. Në këtë rast duhet të aktivizohet Prokuroria Publike e rregullt dhe të shqyrtojë këto raste të veprave penale që kryhen duke shkelur Rendin kushtetues të vendit. Domethënë nuk ka institucion tjetër përveç Prokurorisë Publike që këtë të shqyrtojë dhe përveç kësaj është edhe Gjykata Kushtetuese, Parlamenti, mirëpo fatkeqësisht në një situatë kur institucionet janë të kapura, është shumë e vështirë të flitet për përgjegjësi të mirëfilltë’, potencon Besa Arifi, profesoreshë universitare dhe eksperte juridike.

Opinionisti Ismet Ramadani për Telegrafin vlerëson se, është e mundur një ndërhyrje ndërkombëtare gjyqësore dhe se andej janë duke shkuar punët. Por këtu qëndron një problem sepse arbitraritetin duhet ta kërkojë dikush prej organeve më të larta në vend, ose kryetari i shtetit dhe ato zakonisht vihen me leje dhe kërkesë të subjekteve politike në Maqedoni. Mendoj se duhet të provohen edhe këto forma për të vënë në përgjegjësi ata që janë shkelës të Kushtetutës.

‘Unë mendoj se duhet të shfrytëzohet e drejta që të dorëzohet kërkesë në Gjykatën kushtetuese nga ndonjë parti politike, shoqatë joqeveritare, që të vlerësohet kushtetueshmëria e veprimit të kryetarit të shtetit në këtë rast. Për forma tjera për të vendosur para përgjegjësisë kryetarin e shtetit, janë më të vështira si procedura, sepse Parlamenti nuk funksionon për të filluar procesi impeachment-it (përgjegjësie). Edhe pse nuk besoj se ky institucion mund të kryejë diçka, pasi është i kapur nga Nikolla Gruevski dhe banda e tij’, deklaron ndër të tjera Ismet Ramadani.

Përgjegjësia mund të jetë politike dhe penale dhe se nga këta dy përgjegjësi nuk mund të jetë i amnestuar askush, kështu ka vlerësuar Avokati i Popullit, Ixhet Memeti.

‘Personat të cilat kanë imunitet mund të jenë të kursyer nga ndonjë procedurë, mirëpo gjithsesi ata mbajnë përgjegjësi. Sa i përket përgjegjësisë politike/morale, ajo varet nga ai që e ushtron postin, ndërsa sa i përket përgjegjësisë politike të kryetarit të shtetit, në sistemin juridik të Maqedonisë ka mekanizma. Duke u nisur nga Kushtetuta, ligjit, Rregullores së Parlamentit dhe Gjykatës. Nëse kërkohet përgjegjësi, atë duhet ta verifikojë Parlamenti i Maqedonisë, me kërkesë të 2/3 të deputetëve, të debatojnë dhe të marrin vendim’, thotë Memeti ndër të tjera.

Memeti këmbëngul në qëndrimin e tij duke shtuar se Parlamenti është institucioni i cili mund të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese që të konstatojë se ai ka shkelur Kushtetutën. Tek e fundit një ditë Kryetari dhe çdokush duhet tjetër që ka shkelë ligjin duhet të përballet me përgjegjësinë, vetëm nëse ngritet procedurë penale.

Xhelal Neziri thotë se për të gjithë këtë bllokadë dhe humbje që pëson vendi, përgjegjës është kryetari i shtetit dhe për këtë, përgjegjësi patjetër duhet të ketë.

‘Mendoj se si kryetari i shtetit poashtu edhe funksionarët tjerë duhet të përgjigjen për të gjithë veprimet jokushtetuese dhe joligjore. Duhet të mbajnë njëkohësisht edhe përgjegjësi politike, edhe penale. Presidenti shtetit dhe kryetari i parlamentit është përgjegjës për të gjitha humbjet që pëson vendi, qytetarët dhe ekonomia nga kjo bllokadë e paramenduar që është në interes vetëm i një partie politike. Do të jenë përgjegjës edhe për ndonjë përshkallëzim të mundshëm të situatës. Andaj, nuk do të ketë ikje nga përgjegjësia’, thotë Neziri.

Për rastet që dolën nga përgjimet, pikërisht lindi nevoja për t’i inspektuar ato, edhe atë Prokuroria Speciale Publike. PSP deri më tani ka ngritur disa raste, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka epilog gjyqësor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori