LAJMI I FUNDIT:

Kush po e dëmton pronën publike në Shtime? (Foto)

Kush po e dëmton pronën publike në Shtime? (Foto)

Rrjeti i OJQ-ve “PRO NET” në Shtime ka reaguar ndaj dëmtimeve që i janë bërë shëtitores së qytetit tek Qendra Rinore.

Ky rrjet i OJQ-ve, që reagimit të tyre i ka bashkangjitur disa fotografi, pyet ata që po e dëmtojnë pronën publike se pse po e bëjnë këtë?


“Ato nuk janë pronë e askujt, por janë pronë e jona dhe janë në shfrytëzimin tonë dhe të të gjithë qytetarëve dhe vizitorëve që do t’i kemi në Shtime e kur jemi tek vizitoret çfarë t’i themi atyre kur i shoqërojmë në këtë shëtitore ?! U dëmtuan vetë ? Jo nuk është arsye e as justifikim”, thuhet në reagimin e rrjetit të OJQ-ve “PRO NET”, transmeton Telegrafi.

Në reagim thuhet se “fotot më së miri tregojnë për dëmet që janë bërë atje, madje edhe një e metaltë e rrymës elektrike i ka penguar dikujt sa që e kanë dëmtuar dhe hapur atë duke vënë në rrezik jetën e tyre fillimisht e pastaj edhe të të rinjve që frekuentojnë atje por sot fatmirësisht kjo kuti ishte mbyllur një formë që rrezikon sërish të hapet”.

Duke apeluar mos ta dëmtojmë qytetin, parqet, natyrën …, “PRO NET” shpreson që këto veprime të jenë të fundit dhe tani e tutje bashkë të kujdesen për ambientin. /Telegrafi/

  

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori