0Shares

Ja çka thonë ekspertët. Tracy Koks, terapeute e seksit, thotë se seksi i rastit mund të jetë më interesant për femrat.

Çdo seks për herë të parë me ndokënd është më eksitues. Dhe, kjo është hera e parë kur “partnerët” e rastit kënaqen më shumë sesa çiftet. Përparësia e vetme e seksit të tillë është se gjithçka është e re.

E meta më e madhe e seksit në martesë, apo te lidhjet e gjata, është se nuk ka asgjë të re dhe të panjohur, transmeton Telegrafi.

Mu për këtë shkak, njerëzit shpesh mashtrojnë, por përfundojnë si humbës, meqë janë të pakët ata që duan të bëjnë seks me dikë që rren vazhdimisht.

“Seksi i rastit është egoist. Të dy jeni në shtrat vetëm për shkak të kënaqësisë. Ai seks shpesh është vetëm përjetim fizik, prandaj kur çdo gjë të marrë fund, do ta ndieni një zbrazëti të madhe shpirtërore”, thotë Koks.

Edhe pse seksi i rastit paska rastet e veta kulmore, nëse keni partner të vërtetë, pra nëse jeni në një lidhje të lumtur, atëherë seksi është një përvojë krejtësisht tjetër, shumë më e mirë.

“Orgazmat janë më të shpeshta. Duheni dhe doni që ta kënaqni njëri-tjetrin. Më së shumti rëndësi ka besimi i ndërsjellë” – thotë ekspertja. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)