LAJMI I FUNDIT:

Kush është skuadra nga Ishujt Faroe që do të përballet me Trepçën ’89 në Ligën e Kampionëve (Foto)

Kush është skuadra nga Ishujt Faroe që do të përballet me Trepçën ’89 në Ligën e Kampionëve (Foto)

Kampioni i Kosovës, Trepça ’89 do të futet në histori të futbollit kosovar.

Mitrovicasit do të jenë skuadra e parë kosovare që do të luajnë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Shorti deshi që ‘Minatorët’ të përballen me kampionin e Ishujve Faroe, Vikingur.

Vikingur me 4 shkurt ka mbushur nëntë vite nga themelimi i klubit dhe që nga ajo kohë stinorin e fundit ka fituar titullin e kampionit.

Ngjyrat tradicionale të klubit janë e kaltërta dhe e zeza, pasi për tu formuar Vikingur ishin bashkuar dy klube, Gota GI dhe Leivrik IF.

Përpos titullit të kampionit, Vikingur ka fituar pesë herë Kupën e shtetit dhe katër Superkupa, transmeton Telegrafi.

Nga 23 futbollistët që ka skuadra Vikingur, vetëm tre prej tyre janë shtetas të huaj, ndërsa 20 tjerët janë nga Ishujt Faroe ashtu si edhe stafi i klubit.

Tifozët e skuadrës Vikingur nga Ishujt Faroe

Vlen të përmendet se njëri nga lojtarët kryesorë të klubit është serbi Filip Djordevic i cili është 23 vjeçar dhe është pjesë e klubit që pesë vite.

Në vitin 2010-11, Vikingur luajti në kualifikimet e Ligës së Evropës dhe kishte fat të tmerrshëm pasi u përballë me gjigantin turk Besiktas, shkruan Telegrafi.

Në dy ndeshje skuadra nga Ishujt Faroe pësoi humbje, në shtëpi 0-3 dhe në Stamboll 4-0.

Suksesi më i madh në Evropë për skuadrën simpatike, ishte në vitin 2014 kur mbërritën deri në raundin e tretë.

Vikingur eliminoi skuadrën letoneze Daugava në raundin e parë dhe Tromson e Norvegjisë në raundin e dytë.

Ndërkohë në raundin e tretë ata u eliminuan nga Liga e Evropës pas përballjes me gjigantin kroat Rijeka.

Zi kaltërtit ndeshjet si vendas i zhvillojnë në ‘Serpugerdi Stadium’, që ka kapacitet prej 2000 mijë ulëseve.

89-shi me pak fat mund ta eliminojë ekipin simpatik nga Ishujt Faroe, pasi ‘Xehetarët’ kanë treguar këtë vit se kanë ndërtuar një skuadër të fortë dhe konkurruese. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori