LAJMI I FUNDIT:

Kush është senatori italian që u bë pjesë e çadrës së PD?

Kush është senatori italian që u bë pjesë e çadrës së PD?

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi sot në çadrën e protestës, senatorin italian Aldo di Biaggio, duke u shprehur se ai është një tjetër person që i shtohet mbështetjes që ndërkombëtarët po i bëjnë opozitës.

Sipas Bashës, edhe senatori italian është ngritur për të kërkuar zgjedhjet të lira për shqiptarët si dhe luftë ndaj krimit dhe korrupsionit. Por kush është në të vërtetë senatori italian Di Biaggio?!


Portali Lexo.al shkruan se senatori Di Biaggio, është një zyrtar i lartë me precedentë penalë në vendin fqinj, për shpërdorim detyre dhe përvetësim të mbi 450 mijë eurove në dëm të qytetarëve italianë.

Në një artikull të botuar nga “Huffington Post”, rezulton se Di Biaggio është akuzuar nga organet e rendit në Itali, në vitin 2013, për ngritjen e një skeme mashtruese, dhe vjedhjen e miliona eurove.

Di Biaggio, në atë kohë, shefi i Zyrës së Politikave Ndërkombëtare në Ministrinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Itali, kishte krijuar një skemë mashtruese, ku përfitonte pensionet e personave italianë që jetonin jashtë vendit. Por u zbulua se këta persona kishin ndërruar jetë me kohë. Kjo bëri që Prokuroria italiane të nisë dyshimet për ngritjen e skemës mashtruese

Hetimet zbuluan se në llogarinë bankare të senatorit italian kishin kaluar mbi 450 mijë dollarë, ndërsa u dyshua në atë kohë se skandali shkonte në miliona euro, të cilat ndaheshin në shumë persona përgjegjës, mes të cilëve edhe senatori Di Biaggio.

Konkretisht, sipas asaj që raporton “Huffington Post”, është zbuluar se përmes kësaj skeme mashtruese, Di Biaggio dhe bashkëpunëtorët e tij ka vjedhur mbi 2.5 milionë euro. Në atë vit, Prokuroria sekuestroi edhe 3 apartamente luksoze, përkatësisht në Romë, Zvicër dhe Milano, transmeton Lexo.al.

Tashmë është e qartë se opozita dhe konkretisht kreu i saj Lulzim Basha ka humbur përkrahjen e ndërkombëtarëve. Në këtë gjendje dëshpëruese, dhe përballë frikës së vullnetit të qytetarëve më 18 Qershor dhe procesit të Vettingut të bllokuar përmes bojkotit, Basha ka zgjedhur të mbajë afër kriminelë dhe persona të tjerë me precendetë penalë.

I tillë ishte edhe rasti i Xhavit Konit dhe Valbona Duka, të cilët akuzuan Ministrin e ri të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Por hetimet zbuluan se këta persona, që PD dhe Basha strehon, janë persona të akuzuar për trafiqe dhe vrasje.

Siç duket, e vetmja rrugë për Bashën është ajo e afrimit të kriminelëve, duke shtuar edhe më tej dozën e absurdit, për të kërkuar zgjedhje të lira, me të tillë persona në krah. Kjo shpjegon edhe një herë tjetër insistimin e PD-së për të bllokuar procesin e Vettingut dhe zbatimit të reformës në drejtësi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori