LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Thaçi u dorëzua përballë kriminelëve që vranë Enver Zymberin

Kurti: Thaçi u dorëzua përballë kriminelëve që vranë Enver Zymberin

Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në gjashtëvjetorin e aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit tha se Enver Zymberi i vrarë gjatë këtij aksioni është dëshmor i Republikës dhe se rrethanat dhe autorët e vrasjes së tij ende nuk dihen.

Kurti theksoi kryeministri i atëhershëm, Thaçi, e ndërpreu aksionin për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit tonë edhe pse pati thënë fjalë të mëdha.


Ky është postimi i plotë i Kurtit në Facebook:

“Gjashtë vite më parë, në 25 korrik 2011, u vra në krye të detyrës polici i Kosovës, Enver Zymberi.

Enver Zymberi ishte pjesëtar i forcave speciale. Ai u vra në një aksion që synonte vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit tonë.

Rrethanat e vrasjes së Enver Zymberit, si dhe autori apo autorët e vrasjes së tij, edhe sot ende nuk dihen.

Kryeministri i atëhershëm, Thaçi, e ndërpreu aksionin për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit tonë edhe pse pati thënë fjalë të mëdha. Po ashtu, ai e braktisi dhe çështjen Zymberi, duke u dorëzuar përballë kriminelëve e duke mos i gjetur fajtorët.

Enver Zymberi nuk është viktimë. Ai është dëshmor i Republikës sonë. Organizata kriminale që e vrau atë është përgjegjëse për pengmarrjen e veriut të vendit. Ne sot e përkujtojmë me respekt Enver Zymberin, të vendosur që ta çojmë përpara gjyqit vrasësin e tij, të vendosur që të mos lejojmë një qeverisje të Kosovës që bën aleancë me strukturat politike përgjegjëse për atë vrasje”.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori