LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Gjendja në arsim është alarmante

Kurti: Gjendja në arsim është alarmante

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, ka theksuar se rezultatet e PISA-s kanë treguar se gjendja e arsimit në Kosovë është alarmante.

Ai këto komente i bëri në Kuvendin e Kosovës, ku ka thënë se rezultatet e PISA-s treguan se Kosova, me 146 pikë nën mesataren e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim është ndër vendet e fundit në listë.


“Meqenëse 40 pikë janë sa një vit shkollimi, i bie që maturanti ynë: ai që ka përfunduar shkollën e mesme të lartë, është i nivelit të atij që ende nuk e ka përfunduar shkollën e mesme të ulët tek vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim”, ka shtuar Kurti.

Sipas tij, 68 për qind të nxënësve të Kosovës nuk arrijnë nivelin 2 në shkallën e përgjithshme të shkencës, 77 për qind të leximit, dhe 78 për qind të matematikës.

“Tre te katërtat e nxënësve tonë nuk i kanë njohuritë themelore. Qeveria në vitet e fundit investimin në arsim e sheh investim në paga të rritura – në fushata elektorale – për arsimtarët, se sa në aftësimin e mësimdhënësit që duhet të përkthehet edhe në mësimnxënie”, ka shtuar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori