LAJMI I FUNDIT:

Kurrë mos e pastroni banjën më shumë se 10 minuta: Këto janë truqet të cilat vazhdimisht duhet t’i përdorni! (Video)

Kurrë mos e pastroni banjën më shumë se 10 minuta: Këto janë truqet të cilat vazhdimisht duhet t’i përdorni! (Video)

Për t’jua bërë më të lehtë këtë punë shtëpiake, po ju sjellim pesë truqe të thjeshta për pastrimin e banjës, të cilat çdo ditë mund t’i bëni për vetëm pak minuta.

1. Lavamani i pastër

Lavamani i pastër është sikur të rregulloni krevatin në dhomën e gjumit. Prandaj pastrimi i lavamanit duhet të jetë shprehia më e rëndësishme në banjë. E gjitha që duhet të bëni është që pas përdorimit ta fshini me leckë sipërfaqen e lagësht, transmeton Telegrafi.

2. Çdo gjë në vendin e vet

Nëse në banjë keni vendosur preparate të shumta kozmetike, e vetmja gjë që duhet të bëni është që t’i sistemoni mirë. Gjëja më e thjeshtë është që të blini një shportë apo një tabaka me zbukurime, ku do t’i vendosni gjërat pas përdorimit.

3. Pasi të bëni dush

Pas dushit, nëpër pllaka apo në vaskë ose në kabinën e dushit mbeten qelizat e vdekura të lëkurës suaj, ndotjet, mbetjet e sapunit etj. Jo vetëm që do të duket gjë shumë e shëmtuar, por do të jetë edhe bazë e shumëzimit të baktereve. Prandaj, është mirë që të blini fshesë për xhama dhe t’i pastroni sipërfaqet pas të bëni dush.

4. Pastrimi menjëherë pas ndotjes

Pastrimi është shprehia më e mirë për tërë shtëpinë, aq më parë për banjën. Nëse nuk pastroni pasi të laheni, ndotjet vetëm do të grumbullohen, ndërsa fjala është për qimet e flokëve, vetullat e ndukura, pastrimin e dhëmbëve me pe, rrjedhjen e pastës së dhëmbëve etj. Prandaj është me rëndësi që sapo të ndotet diçka, mos prisni as një çast por menjëherë pastroni.

5. Ndani vetëm 10 minuta në javë

Nëse ju nevojiten më shumë se 10 minuta në javë që të pastroni banjën, nuk ka asgjë të keqe. Mirëpo kjo punë do t’ju jetë shumë e lehtë dhe do t’ju nevojitet pak kohë nëse i keni shprehitë e theksuara më sipër.

Në vijim, shikojeni videon:

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kalo në kategori