Shumica prej nesh e ka provuar se çfarë do të thotë të të dhembin bajamet. Në të shumtën e rasteve ato shkaktohen nga sëmundje të tjera, siç është gripi ose ftohja. Megjithatë, nuk duhet të shqetësohemi, pasi mjekët popullorë e kanë gjetur kurën e kësaj sëmundjeje.
Shfaqja e bajameve zakonisht shoqërohet me dhimbje të fytit dhe skuqje të bajameve. Ndodh që mund të shkojë deri në qelbëzim të tyre, transmeton Telegrafi.
Kur bajamet shfaqen si rezultat i gripit ose ftohjes ajo shoqërohet edhe me temperaturë. Këta të sëmurë ndihen të lodhur dhe të pafuqishëm fizikisht.
Për inflamacionin e bajameve ekzistojnë faktorë të ndryshëm. Njerëzit të prekur nga sëmundje të ndryshme, shpesh vuajnë edhe nga shfaqja e bajameve. Në të shumtën e rasteve, bajamet shkaktohen nga pirja e lëngjeve shumë të ftohta, të cilat çojnë në ftohje, grip etj.
Acarimi i bajameve
Për kurimin e acarimit të bajameve përgatitet përzierja e disa bimëve. Në një raport 1 me 1, përzihen bimët e sherbelës, këputja e arrave dhe boçet e hormoqit. Nga këto përgatitet çaji, i cili ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës.
Me çajin e përgatitur shpëlahet fyti (gargarë) për çdo 15 minuta. Një tjetër bimë që shërben për kurimin e bajameve është edhe mëllaga e bardhë. Pjesët që përdoren për këtë qëllim janë rrënjët e bimës. Pasi thahen, ato copëtohen dhe me to përgatitet çaji.
Edhe ky çaj përdoret në formë gargare për shpëlarjen e fytit. Mund të përdoret sa më shpesh, në mënyrë që edhe efekti të jetë më i shpejtë. Një tjetër mjekim për inflamacionin e bajameve është edhe përdorimi i bimës së angjinares. Angjinarja zihet mirë me gjithë gjethe.
Me lëngun e përftuar prej tyre bëhen kompresa të ngrohta nga jashtë fytit. Kjo mënyrë përdoret për çdo 20 minuta. Shpesh acarimi i bajameve mund të shoqërohet me ngjirje të zërit dhe dhimbje të fytit.
Për të sjellë sërish zërin në gjendjen e mëparshme, mjekësia popullore sjell një prej mënyrave të saj. Për këtë qëllim, merren 1 deri në 2 pika vaj dafine. Këto hidhen në shurup dhe më pas pihen. Shumë shpejt do të vihet re një përmirësim i dukshëm.
Mjalti
Sipas mitologjisë së vjetër greke, thuhet, që bleta “i ka shpëtuar” jetën Zeusit të Ri, pas një sëmundjeje, që ai pati. Zeusi ia dinte bletës, saqë për të shprehur respektin që ai kishte, e kultivoi atë edhe më tej. Megjithëse produktet e ëmbla shpesh nuk janë të rekomandueshme për shëndetin, mjalti mbetet ende ushqim i veçantë për shkak të vitaminës B, që përmban.
Mjalti ka veti kuruese dhe dezinfektuese, jo vetëm ndaj infeksioneve të bajameve, por edhe ndaj sëmundjeve të tjera. Shumë mjekë popullorë e rekomandojnë mjaltin në përzierje me bimë të tjera mjekësore siç është sherbela.
Çaji i përftuar nga zierja e bimës së sherbelës ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës. Kjo kurë vazhdon deri në përmirësim të bajameve. Mjalti këshillohet nga mjekët edhe në gërvishtje të vogla të lëkurës, pasi përmban veti dezinfektuese për plagën. Mjalti përmban 14-20% ujë, sheqer, materie azotike, vitamina. Ndërkohë që 300 gramë sheqer, mund të krahasohen me 250 gramë mjaltë.
Kamomili
Një nga bimët mjekësore, që ka gjetur edhe përdorim të shpeshtë për shërimin e disa sëmundjeve, është kamomili. Edhe në rastin e bajameve të acaruara ai mund të përdoret, duke u përgatitur me mjaltë. Masa e përftuar më pas mund të pihet në formë çaji deri në tri herë në ditë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia