LAJMI I FUNDIT:

Kur do të përfundojë vendosja e filtrave në ”Jugohrom”? (Video)

Kur do të përfundojë vendosja e filtrave në ”Jugohrom”? (Video)

“Shpresoj se brenda një afati të arsyeshëm, maksimalisht për 8 muaj, i gjithë sistemi filtrues do të jetë gati për punëtorinë numër 2 që e shikoni atje. Aty ndodhen furrat numër 7 dhe 8 që paraqesin 50% të kapacitetit të Jugohromit”, tha Vasko Skenderovski, drejtor i Jugohromit.

Këtë e deklaroi drejtori i Jugohromit, në muajin prill të këtij viti. Megjithatë, nga sindikata e kombinatit metalurgjik thotë se afati për vendosjen e filtrave përsëri do të shkelet. Kryetari i sindikatës i fajësoi krerët e Jugrohromit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sa i përket ndërtimit të stacionit filtrues, kjo siguri do të ndodh në vitin e ardhshëm, sepse tash u prolonguan afatet, nuk kanë punuar në mënyrë të rregullt në teren. Arsyet janë sepse pronarët duhet të bëjnë disa kontrata sa i përket elementeve për të vazhduar me punë. Pak edhe pronari po i zvarrit disa punë”, tha për TV21, Bajram Amiti, Kryetar i sindikatës së Jugohromit.

Në tentim për të gjetur zgjidhje të problemit disa mujor, përfaqësuesit e sindikatit sot u takuan me kryeministrin e rij Zoran Zaev, Përveq asaj si i kanë treguar për problemet e tyre, nuk është arritur zgjidhje konkrete.

“Kryeministri na tha se ka një plan për Jugohromin. Atë do ta realizojë. Fillimisht ai deshi që ta realizojë një takim me sindikatën e Jugohromit ndërsa vendimin final do e merr pas takimit me pronarin e kompanisë, e cila do të ndodhë ditëve në vijim”, u shpreh Svetisllav, Spaskovski, Sindikata e Jugohromit.

Nga kabineti qeveritar u shprehen nëpërmes një kumtese. Në të thuhet se zgjedhje për këtë problem ka vetëm nëse ka vullnet nga të gjitha palët e prekura. Problemi duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale

“Këtu bëhet fjalë për sigurimin e pagave për 1.200 persona. Por gjithashtu është edhe në interest ë shoqërisë që ky institucion i vetëm kapacitet industrial në rajonin e Tetovës të funkcionojë. Me këtë do të ketë përfitim, nëse punon mirë, do të ketë mundësi për paga më të larta të të punesuarve si dhe për punësime të reja, dhe kjo do të kontribojë për zhvillimin e ekonomisë gjë në të cilën ne jemi shumë të përkushtuar. Por është e rëndësishme për shëndetin e të punësuarve dhe të gjithë shoqërisë që të përmbushen edhe standardet ekologjike”, tha Kryeministri Zoran Zaev, gjatë takimit me përfaqësuesit e sindikatës .

Në vitin 2014 kjo kompani mori afat dy vjeçar për vendosjen e filtrave me qëllim që të ulet ndotja në rajonin e Tetovës, por ky afat nuk u respektua. Për këtë shkak, inspektoriati shtetëror në nëntorin e vitit 2016 morri vendim për të ndalur punën e kombinatit Jugohrom. Qindra të punësuar mbetën pa punë. Ata organizuan edhe disa protesta, mbajtën disa takime me pushtetin e kaluar, megjithatë problemi nuk u zgjidh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori